(VIDEO) “One stop shop” edhe në pikën kufitare me Serbinë në Tabanoc

(VIDEO) “One stop shop” edhe në pikën kufitare me Serbinë në Tabanoc

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni koalicioni shqiptar që është pjesë e Qeverisë, VLEN ka paralajmëruar se së shpejti edhe në këtë pikë do të ketë kontrolle të përbashkëta kufitare, të njohur si “One Stop Shop” në Tabanoc, respektivisht kanë paralajmëruar se edhe këtu do të përdoret metoda e njëjtë siç aktualisht përdoret me Republikën e Kosovës.

MARKETING

Përmes një videoje, nga VLEN thonë se pika kufitare në fjalë është e njohur për qarkullimin e madh dhe posaçërisht gjatë sezonit veror, shumë shpejt do të jetë pjesë e sistemit modern dhe efikas “One Stop”.

ASTRIT ISENI – ZV. MINISTWR I PUNËVE TË BRENDSHME

Kufiri i Tabanocit, i njohur për qarkullimin e madh dhe posaçërisht gjatë sezonit veror, shumë shpejt do të jetë pjesë e sistemit modern dhe efikas “One Stop” – një ndalesë, një kontroll, kalim i shpejtë dhe i sigurt! Dhe ky sistem është veçanërisht i rëndësishëm për ju mërgimtarë sepse çdo vit që ktheheni në vendlindje hasni në pritje të gjata në kufi, të cilët shumë shpejt do t’i takojnë të shkuarës”.

Nga VLEN kujtojnë se vetëm disa javë më parë ky sistem u vu në funksion edhe në kufirin me Kosovën, në Bllacë, dhe menjëherë u dhanë rezultate të shkëlqyeshme: pritjet disaorëshe u shndërruan në kalime disa minutëshe ndërsa qarkullimi i qytetarëve u rrit ndjeshëm thonë nga VLEN.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING