(VIDEO) OEMVP për herë të 16-të organizon eventin “Top 100”

(VIDEO) OEMVP për herë të 16-të organizon eventin “Top 100”

Me rastin e 20-vjetorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ky institucion edhe këtë vit, për të 16-tën herë me radhë, organizoi ngjarjen prestigjioze “TOP 100, ku në qendër vendosen kompanitë më të suksesshme dhe vlerësohen arritjet e tyre gjatë vitit, shkruan SHENJA.

Ngjarja mblodhi bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, politikanë, biznesmenë, investitorë dhe figura të rëndësishme të ekonomisë vendore, të cilët me praninë e tyre theksuan rëndësinë e këtij jubileu.

Kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, në fjalimin e tij u shpreh se gjatë vitit 2024, qarkullimi vjetor i kompanive anëtare ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 1.7 miliardë euro, duke dëshmuar rritjen dhe fuqinë e biznesit.

NUHI ALIU, KRYETAR I OEMVP-SË

“Kjo shifër e jashtëzakonshme tregonë rritje për 178 përqindë, krahasuar me vitin 2015, dhe rritje prej 85 përqindë krahasuar me vitin 2020. Gjithashtu neto-fitimi kumulativ për vitin 2024, ka arritur vlerën prej 135.4 milion euro, shifër që shënon rekordin më të lartë në 10 vitet e fundit”.

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalim edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se qeveria dhe komuniteti i biznesit duhet të qëndrojnë në të njëjtën anë.

HIRSITIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Un jam i bindur se të ardhmen e shkruajmë sëbashku, qeveria dhe biznismenët patjetër duhet të jenë në të njejtën anë, në anën e rritjes, të zhvillimit ekonomik, në stabilizimin e vendeve të reja të punës, në investime për krijimin e një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit”.

Ndërkaq, në këtë event u përzgjodhën edhe pesë kompanitë më të mëdha për vitin 2024. Në vendin e parë u rendit kompania “Dauti Komerc”, në vendin e dytë “Pofix”, në të tretin “Neptun”, në të katërtin “Kipperi”, ndërsa vendin e pestë e zuri kompania “Adrijus”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING