(VIDEO) O’Brien: SHBA do të jetë shumë më aktive në dialogun mes Shkupit dhe Sofjes pasi Bullgaria të ketë qeveri të stabile

(VIDEO) O’Brien: SHBA do të jetë shumë më aktive në dialogun mes Shkupit dhe Sofjes pasi Bullgaria të ketë qeveri të stabile

SHBA-të pritet të jenë shumë aktive në bisedimet për mënyrën e saktë të zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, pasi Bullgaria të ketë një qeveri më tw qwndrueshme, paralajmëroi ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien . Në një seancë dëgjimore për të ardhmen e Evropës në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit, O’Brien tha se Maqedonia e Veriut vuan për shkak të mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj, që është një nga problemet për anëtarësimit në BE dhe ndikon vazhdimisht në ndryshimin e kushteve.

Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase raportoi se O’Brien, u pyet nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, se çfarë mund të bënte më shumë SHBA për të inkurajuar evropianët që të përmbushin premtimet e tyre ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë bërë reformat e kërkuara, pa ndryshuar rregullat ose kushtet për lëvizjen e tyre në BE siç wshtw rasti me Maqedoninë e Veriut.

JAMES O’BRIEN, DIPLOMAT

Çështja kryesore është Marrëveshja që Maqedonia e Veriut ka me Bullgarinë dhe sapo Bullgaria të ketë një qeveri më të qëndrueshme, duhet të diskutohet mënyra e saktë se si duhet të zbatohet. Pra, kjo do të jetë fusha ku pres të jemi më aktiv”.

Bullgaria thotë se nuk ka ndërmend të vendosë kushte të reja në rrugën drejt BE-së, por se nuk do të lejojë devijime nga marrëveshjet e arritura, e para prej të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, tha se nuk do të negociojë me diktat dhe ultimatume dhe se Bullgaria duhet të respektojë të drejtat e komunitetit maqedonas, për shkeljen e të cilave ka 14 aktgjykime nga Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. /SHENJA/

MARKETING