(VIDEO) O’Brien: Maqedonia e Veriut mbetet mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

(VIDEO) O’Brien: Maqedonia e Veriut mbetet mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, përmes një postimi në rrjеtin social X, ka uruar zgjedhjen e presidentes së parë femër të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë aleat, partner dhe mik i Maqedonisë së Veriut.

JAMES O’BRIEN

“Urime Gordana Siljanovska-Davkova, deri më tani gruaja e parë e zgjedhur presidente e Maqedonisë së Veriut. Si aleatë, partnerë dhe miq me Maqedoninë e Veriut, ne presim të punojmë në reforma të rëndësishme dhe qëllime të përbashkëta në rrugën drejt integrimit euroatlantik”.

Përveç O’Brein, fitoren e Siljanovskës e ka uruar edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler. Përndyrshe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 8 maj, Gordana Siljanovska-Davkova, ka fituar me 65.14% të votave, duke u bërë kështu presidente e Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/

 

MARKETING