(VIDEO) Oboistja Petrushevska suspendohet nga puna, akuzon drejtorin

(VIDEO) Oboistja Petrushevska suspendohet nga puna, akuzon drejtorin

Oboistja e Orkestrës së Operës dhe Baletit Kombëtar, Tatjana Petrushevska, është suspenduar nga puna nga ana e drejtorit Oliver Arsovski, madje e njejta është dënuar edhe me 50 përqindë të rrogës.

Nën emocione dhe e stresuar, Petrushevska ka mbajtur konfrencë për media, nga ku tha se ajo është suspenduar në mënyrë të paligjshme nga puna. Sipas saj, suspendimi është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore, pa bazë juridike dhe me shkelje të rënda të të drejtave të punonjësve.

TATJANA PETRUSHEVSKA, OBOISTE

Kërcinime kanë marrë edhe kolegët e mi, të cilët kanë dalur në mbrojtje për mua, kërcënime pranojmë edhe deri ditën e sotme, duke përdorur fjalë më vullgare të ulëta drejtuar neve ç’do ditë. Sot 15 vite, pas emërimit të Arsovskit si drejtor, përsëritet i njejti terren, a unë gruaje, e para soliste, e para oboiste, isha me siguri zgjedhja për mobingun më të madh”.

Petrushevska, e cila është pjesë e OBN-së për 30 vjet, thotë se dirigjenti gjatë provës e kishte akuzuar se nuk luante në kohë me intstrumentin , edhe pse sipas saj kjo nuk ishte e vërtetë, dhe më pas i janë bërë kërcënime se mund të ishte shumë keq dhe i është kërkuar të largohet nga prova. Pas përplasjes, ajo ka marrë ndalim për hyrje në institucion gjatë kohës së procedurës disiplinore.

Ndërkaq, nga institucioni reagojnë se këto janë dezinformata dhe shpifje të hapura që Tatjana Petrushevska po i shpërndan ndaj institucionit dhe drejtuesve të tij.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING