(VIDEO) Nxënësit e Nerovës vitin e ri e nisin në objektin e vjetër!

Ndonëse politika u lavdërua për zgjidhje të problemit me shkollën e Norovës, nxënësit edhe këtë shtator vitin e ri shkollor do ta nisin në objektin e vjetër. Pesimistë se nxënësit vitin e ri shkollor do ta nisin në objektin e ri janë edhe prindërit. Dashmir Jusufi, prind nga Nerova me të cilin bisedoi TV Shenja tha se pas legalizimit, nuk është ndërmarrë asnjë hap tjetër për kompletimin e objektit të ri.
Tha se kërkesat për kompletim nga ana e Komunës janë dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës megjithatë tha se janë procedura për të cilat duhet pritur.
TELEFONATË – DASHMIR JUSUFI – PRIND
“Momentalisht, pasiqë u legalizua objekti i ri i ndërtuar i shkollës, aktivitete nuk ka të ndërmarrme asesi për kompletimin e saj ashtu që gjasat janë pothuajse të pamundura që të mundet procesi mësimorë të fillojë në objektin e ri shkollor. Ashtu që prej shtatorit nxënësit përsëri do ta ndjekin procesin mësimor në objektin e vjetër”.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kur u pyet për këtë nga TV Shenja, deklaroi se për këtë çështje përgjegjës tashmë është komuna dhe jo Ministria e Arsimit.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Shteti e bëri të veten, pastaj shteti shkollën në administrim ja dorëzoi komunës. Tash është radha e Komunës. Nëse mua personalisht më pyesni nga mbikqyrja që e kanë bërë inxhinierët, dhe aq sa unë e kam parë nga fotografitë, nuk mendoj se mund të arrihet që nga 1 shtatori, megjithatë e rëndësishme është që procesi është de-bllokuar dhe komuana duhet t’i marr hapat në vijim”
Ndonëse problemi nuk është zgjidhur në tërësi, mund të kujtojmë se për këtë çështje vetëm disa muaj më parë, partitë politike shqiptare u kacafytën deri në atë masë saqë veç akuzave për njëra tjetrën e akuzuan edhe ambasadorin shqiptar, Denijon Mejdani. Kujtojmë, partitë u përplasën me njëra tjetërën duke tentuar që t’i përvetësojnë meritat për zgjidhjen e problemit.
Mevludin Imeri /SHENJA/