(VIDEO) Numri i turistëve gjatë vitit të kaluar është rritur për 20 për qind

Në periudhën e muajit janar deri në dhjetor të vitit 2023, numri i turistëve është rritur me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
MARKETING
Në Maqedoninë e Veriut brenda 10 muajve të vitit 2023 janë regjistruar 1.046.187 turistë, prej të cilëve 654.325 turistë ishin të huaj. Pjesa më e madhe e turistëve të huaj ishin nga Turqia, pastaj në radhe vijnë turistët nga Serbia, Gjermania dhe Greqia.
Ndër vendet më atraktive për turistet janë liqenet, mirëpo përveç kësaj, turistët dukshëm ishin të interesuar për të vizituar edhe qytetin e Shkupit. Mysafirët vendas kanë qëndruar 4 ditë me qëndrim turistik, ndërsa të huajt gati dy ditë.
Edhe pse ka rritje të çmimeve në sektorin e hotelierisë, punonjësit e turizmit thone se qendrat e tyre turistike janë më të lirat në rajon. Ndërkaq hotelierët thonë se me risi të reja në ofertat e tyre dhe dhe aranzhimet e tyre atraktive tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.
Sipas të dhënave të Entit Shetëror të Statistikave, numri i turistëve në muajin dhjetor të vitit 2023 ishte 55.875, prej të cilave 38.6% janë turistë vendas dhe 61.4% turistë të huaj.
Raportimet e fitimeve nga turistët për vitin 2023 shënuan rritje prej 25%, duke kontribuar me 471 milionë dollar. /SHENJA/