(VIDEO) Numri i lejeve të ndërtimit në shtator është rritur me 6.1%
Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit në shtator 2025 është rritur me 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas lejeve të ndërtimit të lëshuara, vlera e parashikuar e objekteve është 7,124,419 mijë denarë, që është 5.2% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE
“Në shtator 2025 janë lëshuar 314 leje ndërtimi, që është 6.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 220 (70.1%) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 38 (12.1%) për ndërtesa të ulëta dhe 56 (17.8%) për ndërtesa për rindërtim. Nga gjithsej 314 ndërtesash, 229 (72.9%) janë në pronësi të individëve, dhe 85 (27.1%) janë në pronësi të subjekteve afariste.
Samir Mustafa /SHENJA/

