(VIDEO) Nuk ka konsensus kombëtar për të vazhduar drejt BE-së
Fatkeqësisht, konsensusi real kombëtar për Bashkimin Evropian ende nuk është arritur nga të gjithë aktorët politikë në vendin tonë, sepse deri më tani ai ishte kryesisht vetëm deklarativ. Ne kemi nevojë për një konsensus me një përgjigje në pyetjen e të gjithë aktorëve politikë nëse duam të bëhemi anëtare e BE-së jo në kushtet që kemi imagjinuar, por në kushtet që janë aktualisht në tavolinë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq në fjalimin e tryezës së rrumbullakët “Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e BE-së deri në vitin 2030” organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.
BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR ÇËSHTJET EVROPIANE
“Viti 2030 është i arritshëm me dy kushte – të kryhet procesi i reformës dhe procesi i negociatave, kjo është detyrë e të gjithë aktorëve politikë në shtet dhe të gjitha pjesëve të shoqërisë, dhe kushti i dytë është që të kemi një plan kohor për anëtarësim në BE. Këto dy kushte duhet të plotësohen nëse duam të hyjmë në BE në vitin 2030 ose rreth vitit 2030.”
Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se agjenda për Bashkimin Evropian është e qartë dhe nuk duhet të vonohen amendamentet kushtetuese, por ai konsideron se aktualisht nuk ka konsensus kombëtar për ndryshime.
STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Ne ishim kandidat për 17 vite dhe mendoj se fëmija më i vogël në vend e di se çfarë duhet të bëjmë për BE-në, por përgjegjësia më e madhe është mbi ne që jemi zgjedhur për të marrë vendime. Axhenda jonë është e qartë dhe nuk duhet të zvarritemi”.
Euroambasadori David Gir në pyetjen se nëse vendi mund të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030 tha se kjo varet nga vetë vendi në veprimet që ndërmer.
DAVID GEER, EUROAMBASADOR
“Detyra është e rëndësishme, shtrirja e reformave është e madhe. Do të ketë ulje-ngritje si këtu, ashtu edhe në Bruksel. Besoj se rrugën afatgjatë, itinerarin e ka përcaktuar BE-ja dhe premtimi është real. Varet nga vlerësimi i nevojave dhe interesave reciproke”.
Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, sa i përket ndryshimeve kushtetuese ka thënë se është shumë më reae të bëhen ndryshime kushtetuese dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai potencoi se ka më shumë gjasa të ketë 80 deputetë për ndryshime kushtetuese sesa të ketë 61 deputetë për lëshimin e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme.
Ndërkaq VMRO DPMNE në krye me Hristijan Mickoskin vazhdimisht janë shprehur se nuk do ti mbështesin ndryshimet kushtetuese. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat pretendojnë të mbahen në muajin maj.
Presidenti Stevo Pendarovski tha se aktualisht nuk kemi një konsensus kombëtar për të vazhduar drejt Bashkimit Evropian. Detyrimi i parë në këtë kuptim është ndryshimi i Kushtetutës dhe këtu duhet të tregosh nëse je për BE-në apo jo. Sipas tij nëse këtu përveç maqedonasve jetojnë gjashtë pjesë të popujve të tjerë, pse është e diskutueshme të sillen bullgarë, kroatë, malazezë etj.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/