(VIDEO) Nuk i morën pagat për disa muaj, të punësuarit në çerdhen “Bambi” e lënë punën, drejtoresha dhe komuna e Çairit premtojnë zgjidhje

(VIDEO) Nuk i morën pagat për disa muaj, të punësuarit në çerdhen “Bambi” e lënë punën, drejtoresha dhe komuna e Çairit premtojnë zgjidhje

MARKETING

Mungesa e dhënies së pagave për disa muaj, bëri që disa të punësuar ta lënë punën në çerdhen “Bambi”, e cila është pjesë e Kopshtit “Fidani”, në Çair. Në mungesë të edukatoreve dhe përkëdhelëseve të cilat vendosën ta ndërpresin angazhimin e tyre në këtë institucion, fëmijët u shpërndanë nëpër klasa të tjera. Problemi tangon punësuarit të cilët janë me kontratë në vepër, raporton SHENJA.

MARKETING

Sample Image

Drejtoresha e çerdhes Gëzime Bakiu na premtoi se problemi veçmë është zgjidhur dhe pagat që i kanë pasur mungesë, të punësuarëve do ju kompensohen. Majde pritet që sot të paguhen paga për 3 muaj.

Ajo sqaron se, përshkak të përmasës më të madhe të godinës së re të çerdhës dhe përfshirjes të më shumë fëmijëve, është dashur të angazhdojnë më shumë personel dhe ata janë me kontrata, mirëpo kjo thotë se do të vazhdoj deri në marrjen e pëlqimit nga ana e Ministrisë së Financave për pajisje me vendime pune.

Gëzime Bakiu, drejtoresha e IPKK  “Fidani”

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të kërkesës për përkujdesje të fëmijëve, ka qenë e domosdoshme angazhimi i stafit shtesë. Për këtë qëllim, një pjesë e nevojave është mbuluar me punonjës të transferuar nga institucione të tjera, si dhe me angazhimin e personave në bazë të kontratave në vepër.Ky lloj angazhimi është i përkohshëm, përkatësisht zbatohet deri në marrjen e pëlqimit nga Ministria e Financave për transformimin e këtyre angazhimeve në marrëdhënie të rregullt”.

Se problemi do të zgjidhet premtojnë edhe nga komuna e Çairit. Në përgjigje për TV Shenja, ata thonë se komuna ka siguruar mbështetje nga buxheti i saj, me qëllim që të paguhen të gjitha detyrimet financiare ndaj të punësuarëve. Megjithatë, ata thonë se janë angazhuar edhe për zgjidhjen afatgjate të problemit, duke kërkuar nga Ministria e Financave që të punësuarëve që janë me kontrata të ju jepen vendime, kërkesë e cila është refuzuar.

Komuna e Çairit

“Është e vërtetë që një pjesë e të punësuarve përballen me vonesa në pagesa, në periudhë prej 1 deri në 2 muaj. Megjithatë, nuk janë të sakta pretendimet për largimin e të punësuarve, as nuk ekziston ndonjë rrezik për mbylljen e çerdhes. Institucioni ka ndërmarrë hapa konkretë dhe ka paraqitur kërkesë në Ministrinë e Financave për transformimin e kontratave autoriale në marrëdhënie të rregullt pune, me qëllim stabilitetin afatgjatë të të punësuarve. Fatkeqësisht, kjo kërkesë nuk është miratuar”.

Çerdhja “Bambi” në Çair u hap në gusht të vitit që lamë pas dhe është një nga çerdhet më të mëdha të komunës, e cila ka kapacitet rreth 350 fëmijë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING