(VIDEO) Nuk i lodhi deputetët, kryeprokurori Kocevski dha dorëheqje

(VIDEO) Nuk i lodhi deputetët, kryeprokurori Kocevski dha dorëheqje

Procedura për shkarkimin tim është politike, prandaj jap dorëhejqe të parevokueshme”. Kështu u shpreh kryeprokurori Lupço Kocevski në konferencën në të cilin njoftoi për largimin e tij. Ai dorëheqjen e dha në të njejtën kohë kur ishte caktuar seanca në Kuvend, ku deputetët duhej të vendosnin për shkarkimin e tij. Ai u shpreh se është e qartë se propozimi për shkarkimin e tij nuk bazohet as në ligj dhe as në fakte, por përkundrazi përfaqëson një precedent me pasoja të gjera për pavarësinë e prokurorisë publike. Procedura për shkarkimin e tij përveç se është politike, thotë ai, është edhe e paligjshme dhe se provë për këtë shton se është ftesa për pjesëmarrjen e tij në seancën ku do të diskutohej shkarkimi, vetëm një orë para nisjes së seancës.

Lupço Kocevski, kryeprokuror

Funksionin që e kam kryer më pak se dy vite, e kam kryer me dinjitet dhe largohem krenar dhe me kokën lartë, por i zhgënjyer për shkak të mosrespektimit të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit. Provë për këtë është se sot deri në orën 10, pra vetëm një orë para seancës së caktuar më është dërguar ftesë e Kuvendit për të marrë pjesë në seancën ku do të diskutohej shkarkimi im. Propozimi për shkarkimin nuk më është dorëzuar dhe nuk kam për çfarë të deklarohem”.

Prokuri Publik Kocevski theksoi se në proppozimin për shkarkimin e tij, nuk ka prova për shkelje të rëndë disciplinore, ashtu siç e kërkon ligji, por kërkesa për shkarkim është bërë siç thotë ai, sepse ka folur hapur për kushtet e vështira në të cilat punon Prokuroria, pa kuadër dhe resurse të mjaftueshmë. Ndërsa shtoi se kjo është përshkak mjeteve të pamjaftueshmë që Prokuroria Publike merr nga buxheti i shtetit.

Vendimi për të filluar procedurë për shkarkimin e tij u mor në seancën qeveritare më 9 dhjetor. Më 29 korrik, Parlamenti votoi për interpelancë në lidhje me punën e Ljupço Kocevskit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING