(VIDEO) Nota mesatare e nxënësve të shkollave të mesme është 3.25

(VIDEO) Nota mesatare e nxënësve të shkollave të mesme është 3.25

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se nota mesatare që nxënësit e shkollave të mesme e kanë arritur këtë vit në maturën shtetërore është 3,25. Në krahasim me vitet e kaluara, ata vlerësojnë se është një rënie e dukshme. Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për realizimin e procesit, ulja është rezultat i masave më të rrepta që ishin ndërmarrë kësaj radhe  gjatë mbajtjes së provimit.

Sipas informacioneve më të detajuara që ndau drejtorja e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Biljana Mihajllovska, janë zbuluar 49 nxënës të cilët gjatë zgjidhjes së testeve kanë përdorur telefonin celular, ndërsa 4 nxënës janë kapur duke përshkruar zgjidhjet  pasi kishin marrë më parë përgjigjet e pyetjeve të parashtruara. Gjatë vlerësimit të testeve, vlerësuesit zbuluan 175 nxënës  që kopjuan testet, si dhe 22 plagjiaturë. 268 nxënësve  të cilëve u është shqiptuar masa anulim i provimit lë të ditur se do të mund t’i nënshtrohen provimit sërish në afatin e gushtit.

Në ndërkohë, si pasojë e gjithë kësaj pakorektësie, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, thekson se viti i ardhshëm do të jetë me masa edhe më të rrepta kundër kopjimit.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Do të insistoj procesi i provimit të maturës shtetërore të realizohet në amfiteatër dhe hapësira të tjera të fakulteteve publike ku ekzistojnë  bllokues dhe teknologji të tjera që do të pengojnë përdorimin e pajisjeve të komunikimit gjatë provimit, sepse në shumicën e rasteve përshkrimet individuale dhe masive bëhen përmes përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve tjera që kanë të instaluara aplikacione për komunikim”.

Masa e dytë, ashtu siç informoi Janevska, i referohet ndryshimit të rregullores për nënshtrimin e provimit të maturës shtetërore, nga aspekti i ngritjes së përgjegjësive të personave të përfshirë në proces.

/SHENJA/

 

 

MARKETING