(VIDEO) Një vazjë 13 vjeçare dhe një djal 11 vjeç pre e përdh’unuesve nga Pollogu
Një 22 vjeçar nga Gostivari dyshohet për veprën penale përdhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeçare. Prokuroria themelore publike në Gostivar ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 2 janar ka detyruar një vajzë 13-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Prokuroria sqaroi se ai dhe viktima janë njohur përmes aplikacionit “Snapchat” dhe kanë nisur të kontaktojnë dhe të takohen me njëri-tjetrin.
PROKURORIA
“Kur vajza nuk ka dashur të dalë më me të, i dyshuari ka ushtruar presion dhe në ditën kritike e ka detyruar të linte miqtë e saj dhe të hipte në makinën e tij. Më pas i ka marrë celularin, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj, duke e kërcënuar që të mos i tregojë askujt”.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ai mund të ikë, të ndikojë te fëmija viktimë dhe dëshmitarët e tjerë ose ta përsërisë veprën penale.
Këtë fillim vit përdhunimet janë shtuar dukshëm. Një ditë më parë Prokuroria Themelore Publike në Tetovë nisi hetimet ndaj një 23 vjeçari nga Zhelina pasi dyshohet për dhunë seksuale ndaj një fëmije 11 vjeçar. Me propozim të prokurorit, gjykatësi vendosi 30 ditë paraburgim për të akuzuarin. Prokuroria sqaroi se i dyshuari më 2 janar në orët e mbrëmjes e ka ndaluar fëmijën 11-vjeçar dhe e ka tërhequr zvarrë në një objekt në ndërtim afër shtëpisë së tij në Zhelinë, dhe më pas ka filluar të kryejë akte të tjera seksuale. /SHENJA/