(VIDEO) Një person plagoset me ar’më në Hasanbeg të Shkupit

(VIDEO) Një person plagoset me ar’më në Hasanbeg të Shkupit

Një person ka mbetur i plagosur në mbrëmjen e së hënës në një përleshje të armatosur në Hasanbeg të Shkupit, ku në veturën ku është gjuajtur, kanë qenë dy persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja plumbash. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjuajtja me armë ka ndodhur nga një veturë në lëvizje drejt një veture tjetër, e cila ka qenë me targa të Austrisë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në Bulevardin “Aleksandar Makedonski”, nga vetura në lëvizje është gjuajtur drejt veturës “Passat” me targa të Austrisë, ku lëndime ka marrë në person i cili është dërguar në Qendrën Klinike”.

Nga MPB më tej shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, ish ministrja e Mbrotjes, Sllavjanka Petrovska nga LSDMm thotë se prapa përleshjes së djeshme të armatosur në Hasanbeg të Shkupit qëndron Boris Mutkov – Fantom, që sipas saj, është njeri i afërt i kryeministrit Hristijan Mickoski. Petrovska ka theksuar se Mickoski së fundmi ka publikuar fotografi bashkë me Fantomin.

SLLAVJANKA PETROVSKA, LSDM

Mickovski personalisht qëndron dhe i miraton këto të shtëna mafioze, prandaj zgjodhi dje në festën e madhe të krishterë, përballë kishës , të fotografohej me Boris Mutkov – Fantom, personazh i njohur i nëntokës në Shkup. Në vend që t’i arrestojnë, ata bëjnë fotografi dhe buzëqeshin. Përleshja e djeshme në Hasanbeg është në fakt një përleshje pas së cilës është Fantom që po dërgon mesazh se kush është kush. Dëshmi se afërsia e Fantom me Mickoskin nuk është e sajuar, është fakti që vëllai i Fantom është pjesë e sigurisë së Mickoskit”.

Ajo shton se VMRO-DPMNE, vazhdon njejtë aty ku e ka lënë Gruevski dhe sipas saj, prandaj shumë pak do të qendrojnë në pushtet. Ndërkaq, nga MPB më tej deklarojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING