(VIDEO) Një 61 vjeçare nga Shkupi solli në jetë një foshnje

(VIDEO) Një 61 vjeçare nga Shkupi solli në jetë një foshnje

MARKETING

Gruaja më e vjetër që solli në jetë fëmijën e saj të parë në vend, është një 61 vjeçare nga qyteti i Shkupit. Ajo ka lindur një djalë të shëndetshëm i cili ka peshuar 2 kilogramë e 350 gram. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Irena Aleksioska Papestiev tha se mjekësia në vend mund të krahasohet me mjekësinë botërore.

MARKETING

Sample Image

IRENA ALEKSIOSKA PAPESTIEV

Nuk ka më kufij në botën e mjekësisë dhe mjekësia në Maqedoni mund të krahasohet me atë të botës. Kjo paciente është e para që ka mbetur shtatzënë me vezën e saj të ngrirë, e cila ka marrë trajtim in vitro në vendin tonë dhe e gjithë shtatzënia është monitoruar në vendin tonë dhe lindja është bërë këtu në klinikën e gjinekologjisë. Fëmija quhet Petar dhe bashkë me nënën janë liruar sot në shtëpi. Këta prindër nuk hoqën dorë nga ëndrra e tyre, nuk iu dorëzuan dështimeve, presioneve nga ambienti dhe paragjykimeve me të cilat jetojmë”.

Në rajon, gruaja më e vjetër që lindi për herë të pare ishte në Serbi, në moshën 62 vjeçare, ndërsa në botë, më të vjetrat janë një grua 62-vjeçae në Spanjë dhe një grua 76-vjeçare në Indi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING