(VIDEO) Nisi viti shkollor, fëmijët e Runicës mësojnë në kushte mizore

Nëpër këtë rrugë kalojnë për çdo ditë nxënësit e fshatit malor Rrunicë, të Likovës që ndjekin mësimin në shkollën fillore, periferike Drita.
MEVLUDIN IMERI – GAZETAR
“Duket se koha ka mbetur në vend numëro për banorët e fshatit Runicë të Likovës. Kemi ardhur në shkollën Drita për të parë se si është një shtatori për nxnësit e këtij fshati. E ajo që pamë është për të ardhur keq, në vijim ju lënë me pamjet e shkollës fillore Drita, në fshatin Runicë të Komunës së Likovës“.
Tualeti për nevojat fiziologjike, ishte i ndarë veçmas nga objekti shkollorë, e për fat të shkollës sot i mungonte edhe uji për pije..
Arsimtarët nuk pranuan të prononcohen, ndërkaq kreu i Komunës Erkan Arifi i premtoi TV Shenja se do të vizitojë shkollën për të parë nga afër gjendjen reale dhe premtoi se do të merr masa.
ERKAN ARIFI – KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS
“Rreth infrastrukturës brenda shkollës siç më thatë ju se ka disa vende ku klasat janë të dëmtuara, unë personalisht nuk kam informacion nga drejtori i shkollës, por sapo të kthehem nga këtu dhe bashkërisht do të shkojmë edhe do ta vizitojmë atje shkollën dhe në rast se kemi mungesë të kushteve për procesin edukativo-arsimorë menjëherë do të marrim që t’i sanojmë ato difekte”.
Arifi përmes TV Shenja kërkoj që Ministria e Arsimit të rishikojë çështjen e bllok dotacioneve për shkollat fillore sepse siç tha, 98% e tyre shkojnë vetëm për rroga kurse për mirëmbajtje të shkollave komunave u mbeten vetëm 2%.
ERKAN ARIFI – KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS
“Andaj, kërkojmë që me rebalanc të buxhetit të vitit 2025 që do të bëhet të rishqirtohen këto kërkesa, për arsye se rrogat, ndërsa bllok dotacioni ka mbetur i njëjtë. Kërkojmë në mënyrë urgjente, ashtu siç kemi ngritur iniciativ edhe tek BNJVL-ja që të shqyrtohet kjo kërkesë dhe para sezonit të dimrit të merren masa konkrete”.
Sot edhe zyrtarisht ka filluar viti i ri akademik 2025/26 dhe nga sot të gjithē shkollat e vendit do ti kenë dyert e hapura për nxenësit e tyre.
Mevludin Imeri /SHENJA/
Nisi viti shkollor, fëmijët e Runicës mësojnë në kushte mizore