(VIDEO) Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, flet-votimi më i gjatë gjysmë metri

(VIDEO) Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, flet-votimi më i gjatë gjysmë metri

Komisioni Shtetëror Zgjedhor po  shpërndanë materialin konfidencial zgjedhor te të gjitha komisionet komunale zgjedhore në vend, përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen ditën e diel. Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko tha se 17 ekipe të Komisionit, në bashkëpunim me sigurimin nga MPB po kryejnë shpërndarje të pandërprerë në të gjitha 80 Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit të Shkupit.

BORIS KONDARKO, KRYETAR I KOMISIONIT SHTETËROR ZGJEDHOR

“Sipas afateve ligjore dhe planit të KSHZ-së, sot bëhet shpërndarja dhe dorëzimi i të gjithë materialit zgjedhor konfidencial. Ai përbëhet nga listat e shtypura të votuesve, formularët origjinalë-proceseverbale dhe të gjitha fletëvotimet“.

Ai tha se për të gjithë shtetin janë shtypur gjithsej 4.613.438 fletëvotime për kryetarë komunash, këshilltarë si dhe për kryetarin dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit.

BORIS KONDARKO, KRYETAR I KOMISIONIT SHTETËROR ZGJEDHOR

“Këtë vit listat ishin mjaft të gjata. Fleta më e gjatë është 500 milimetra ose gjysmë metri. Fletat e votimit kanë mbrojtje të dyfishtë, të dukshme dhe të padukshme”.

Ai ka bërë të ditur se përveç fletëvotimeve, janë shtypur 254.262 faqe të listave të votuesve, 8.692 formularë origjinalë të procesverbaleve dhe 8.330 kopje të shkrimit Braille. Ai tha se në listen e votuesve janë regjistruar 1.832.415 votues. Sipas KSHZ-së edhe pse në vend janë regjistruar 3.480 vendvotime, të dielën do të hapen 3.474 vendvotime, sepse në gjashtë vendvotime nuk ka banorë, domethënë janë regjistruar „zero votues“.

Zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen ditën e diel, më 19 dhjetor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING