(VIDEO) Nis seanca e parë e Komisionit Anketues për tragjedinë e Koçanit
Komisioni i përhershëm hetimor për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve kanë mbajtur sot seancë për rastin e Koçanit, ku të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e viktimave të kësaj tragjedie, aktivistë dhe krerët e lartë shtetëror. Megjithatë, edhe në në seancë të këtillë, depuetët kanë përdorur foltoren e Kuvendit për përplasje e inate politike. Deputetja e VMRO – DPMNE-së Ivanka Vasilevska kërkoi përjashtimin e Dimitar Apasievit nga pozita e kryetarit të këtij komisioni. Ajo tha se, deputeti Apasiev, me deklaratat dhe qëndrimet e tij ka humbur kredibilitetin që të udhëheq me këtë komision.
Sinkron: Ivanka Vasilevska, Deputete e VMRO – DPMNE-së
“Kolegë Apasiev, më lejoni t’ju theksoj se veprimet e sotme të komisionit të përhershëm hetimor për të drejtat e njeriut rregullohen nga Ligji për Procedimin sipas Parashtresave dhe Ankesave, ku neni 10 ndalon veprimin sipas një ankese kur tashmë ekziston një procedurë gjyqësore për të njëjtën çështje, dhe kolegë Apasiev, si avokat, jeni i detyruar ta dini këtë, prandaj sjellja juaj duket edhe më e dyshimtë”.
Apasiev ju përgjigj se, Komisioni nuk kryen funksione hetimore ose të tjera gjyqësore, por në përputhje me Kushtetutën, gjetjet e Komisionit janë baza për fillimin e procedurave për të përcaktuar përgjegjësinë e mbajtësve të funksioneve publike.
Dimitar Apasiev, Deputet i Levica-s
“Nuk duhet të na shisni injorancën tuaj ligjore dhe sjelljen tuaj si profesor i drejtësisë si argument teorik. Ajo që lexuat ishte një letër nga Prokurori në lidhje me komisionin tuaj hetimor të VMRO-së, jo Komisionin e Përhershëm Hetimor, i cili është një kategori kushtetuese, e garantuar në nenin 76 të Kushtetutës. E vërteta, kolegë të respektuar, nuk ka nevojë për mbështetjen e anëtarëve të VMRO-së për të qenë e vërtetë. Zëri i nënave nuk mund të heshtet as nga ky Parlament”.
Anëtarëve të komisioni u janë drejtuar edhe prindërit e viktimave, të cilët thanë se, lufta e tyre për drejtësi nuk është vetëm për fëmijët e tyre por, është luftë për ardhmërinë e të gjithë fëmijëve të këtij shteti
Marija Petrushova, përfaqësuese e familjarëve të viktimave të Koçanit
“Kjo tragjedi nuk është vetëm për shkak të një shkëndije të ndezur gabimisht, por pasojë e lëshimeve sistematike që rrezikon të drejtën më themelore – të drejtën e jetës, sigurisë dhe drejtësisë. Kërkesa jonë është që ky rast të shqyrtohet si shkelje serioze e të drejtave njerëzore, me theks të veçantë në të drejtën e jetës. Atë që e kemi përjetuar nuk është vetëm joefikastitet institucional, ajo është rrezik sistematik për të gjithë qytetarët”
Në këtë seancë ata kanë prezantuar edhe kërkesat ndaj pushtetit. Në lidhje me këtë, kryeminsitri deklaroi se kërkesat e tilla nuk janë dorëzuar në qeveri.
Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së
“Unë dëgjova diskutimet e deputetëve, dua të them edhe para opinioni të Maqedonisë se çdo deputet mund t’ju dorëzojë deputetëve propozim amendamente për çdo ligj. Ligj të tillë dhe propozim të tillë nuk ka dorëzuar deri më tani asnjë nga deputetët që diskutuan. Pyejta e vërtetë është se pse u prit me muaj që të caktohet komisioni anketues dhe ndjesia ime për këtë komision amketues është që të gjithë flasim për drejtësi dhe ndjesia ime është që një nga kërkesat kryesore të prindërve është që të ketë drejtësi. Drejtësi në komision anketues nuk mund të ketë, drejtësi mund të ketë në kuadër të proceseve gjyqësore dhe për këtë unë tash më flas”.
Kujtojmë se, përpos komisionit të përherhshëm hetimor, shumica ka formuar edhe një komision hetimor i cili do të përfshijë të gjitha rastet e tragjedive që kanë ndodhur viteve të fundit në vend.
Teuta Buçi /SHENJA/

