(VIDEO) Nipi i Ali Ahmetit thotë se nuk ka investuar asnjë denarë te “Soravija”

(VIDEO) Nipi i Ali Ahmetit thotë se nuk ka investuar asnjë denarë te “Soravija”

Drin Ahmeti, nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, sot në konferencën për media i ka demantuar akuzat në lidhje me objektin afarist “Soravia” në qendër të Shkupit. Ai ka njoftuar se do t’i posedojë 39 % të aksioneve të këtij objekti  vetëm për shkak të frymës sipërmarëse. Në strukturën e pronësisë, 39 % do t’i takojë Drin Ahmetit, 51% do t’i jepet partnerit të tij nga Shqipëria, Vladimir Pjetërgjokaj si pronar i Pe-Vla-Ku-t dhe 10% do t’i mbetet pronarit të mëparshëm Hano Soravia. Ahmeti tha se nuk do të paguajë asnjë euro për këtë aksion, por kjo përqindje e pronësisë do t’i takojë vetëm për shkak të aftësive të tij sipërmarrëse.

DRIN AHMETI, AKSIONER I SORAVIA INVEST

“Unë jam 39% aksioner tek “Soravia Invest dhe 49% tek “Soravia Menagment”. Soravia Menagment nuk ka asnjë pronë bën vetëm menaxhimin e objektit, ndërsa “Soravia Invest ka pronën që është objekti. Unë financiarisht nuk kam kontribuar në këtë ndërmarje asnjë cent, jo se kompania që unë posedoj nuk ka pasur mundësi pork jo ka qenë marrëveshja komerciale, nga që ne aty do të bëjmë punën, do të bëjmë menaxhimin, do të bëjmë dokumentacionin për ta kthy në një objekt me net 0 që mos të ketë harxhime ose rrjedhje të rrymës ose të energjisë”

Ndërsa, Vladimir Pjetërxhokaj tha se me Drin Ahmetin bashkëpunojnë për mbi 4 vjet dhe kompania e tyre bashkëpunon me çdo lloj biznesi. I pyetur për vlerën e investimit në këtë projekt ai tha se ne shtator do të publikohen këto të dhëna

VLADIMIR PJETËRXHOKAJ, PRONAR I KOMPANISË PE-VLA-KU

“Në shtator kjo do jetë në faqen zyrtare të tatimeve të shtetit. Projekti i Shkupit, ne mendojmë që të bëjmë diçka më atraktive dhe me eficencë energjia ashtu siç kërkohet në BE”.

Ahmeti dhe Vladimir Pjetërgjokaj nga kompania PE-VLA-KU, kanë tërhequr linjë kreditore nga banka Credins me vlerë 6 milionë euro me qëllim mbulimin e borxhit të kompanisë prej 20 milion euro. Drin Ahmeti nuk tregon çmimin total të blerjes së kompleksit Soravia, por do posedojë 39% të pronësisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/  

 

MARKETING