(VIDEO) Ngrohja me dru ndotësi kryesor i ajrit, ministria paralajmëron masa

(VIDEO) Ngrohja me dru ndotësi kryesor i ajrit, ministria paralajmëron masa

Bazuar në raportin e UNICEFIT një përqindje e theksuar e fëmijëve humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut. I pyetur nga Tv Shenja, zëdhënësi i ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naim Vrenezi, i vlerësoi këto raporte të UNICEF-it, ndërsa theksoi se Ministria që ai e drejton merr rekomandime nga nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë, siç shton ai, Ministri dhe Qeveria veprojnë në bazë të këtyre rekomandimeve.

Zëdhënësi tutje theksoi se tashmë burimet e ndotjes së ajrit janë zbuluar sipas një studimi të fundit të realizuar nga programi zhvillimor i kombeve të bashkuara UNDB me universitetin Goce Dellçev në Shtip, analizë kjo 2-vjeçare që për 4 komuna të tjera si ajo në Gostivar, Strumicë, Strugë, Kavadar si dhe Kumanovë thekson se shkak kryesor i ndotjes është ngrohja me dru.

Naim Vrenezi, zëdhënës

Ngrohja me drunj është ndotësi kryesor ose numër 1 në nivel shteti, pastaj ndotësi i dytë është trafiku automjetet veturat të cilat të gjithë ne i hasim çdo ditë. Ndotësi i tretë janë bizneset e vogla mirëpo edhe industria është pjesë e kësaj ndotje. Në zona të caktuara kemi ndotje edhe nga bujqësia sepse ata pas korjes djegin gjithçka që ngelet nga korja. Deponitë ilegale janë gjithashtu problem edhe më serioz për ndotjen e ajrit”.

Ndërkohë, zëdhënësi potencoi se për këtë Ministria ka plane afatgjatë dhe afatshkurtër si dhe investime në nivel lokal dhe kombëtar. Nga ku theksoi se një ndër projektet e tyre është projekti me bashkimin europian në kuadër të fondeve IPA ku planifikojnë në bashkëpunim gjithashtu edhe me inspektoratin shtetëror të mjedisit të organizojnë kontroll në industri nga ku bëri të ditur se edhe ministria e mjedisit jep leje. Por, përkundër kësaj, projekt më të rëndësishëm i vlerësoi puinimet në burimet e ndotjes në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Veles.

Naim Vrenezi, zëdhënës

Aty janë detektuar 70 instituticione publike siç janë shkollat, spitalet, çerdhet e të tjera. Duhet të ndërojnë sistemin e ngrohjes që është problem serioz, pastaj kritikohet në këto komuna të mbillen 6000 fidane pemë të reja si dhe bëjmë një studim të fizibilitetit për funksionimin e mëtejshëm të rjetit të ngrohjes qëndrore në shkup , pasi siç e dimë gjithë Shkupi nuk është i mbuluar dhe idenë kryesore kemi klasifikimin e qytetit të shkupit si ndotës më i madh dhe me kohë edhe të gjithë Maqedonisë. Këto janë disa nga masat që ne marim për të ulur ndotjen e AJRIT në nivel lokal dhe shtetëror”.

Ndërkohë, i pyetur se a ka pasur ritje ose ulje të ndotjes së ajrit gjatë viteve të fundit ai theksoi se që nga viti 2019 numri i ditëve që ka pasur ajër të ndotur është në rënie e sipër ku siç theksoi në vitin 2019 ka pasur afër 200 dit ndërsa në krahasim me këto të fundit diku rreth 70. Përkundër të gjithave theksoi se në keto raste atga si ministri japin rekomandime të cilat zbatohen edhe nga qeveria për kategori të ndryshme, se si qytetarët të sillen në kushte të këtilla.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING