(VIDEO) Ngricat dhe moti i ftohtë shtojnë aksidentet
Me uljen e temperaturave në vend dhe rajon, janë rritur edhe aksidentet e trafikut. Në mëngjesin e së hënës disa makina janë përfshirë në një aksident trafiku në hyrje të Shkupit, nga Kumanova, në afërsi të lagies “Autokomandë”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkaq, situatë më e vështirë ka qenë në Kosovë, ku 14 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë kanë mbetur disa persona të lënduar.
Ndërsa, siguria në trafik nuk ka qenë më mirë as në Shqipëri. Mediat nga atje raportojnë se në Rrugën e Kombit ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku janë përfshirë 6 automjete dhe kanë mbetur dy persona lehtë të lënduar. Të gjitha këto aksidente kanë ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë dhe mjegullës së dendur. Përndryshe, në këtë sezon të dimrit gjasat për aksidente në trafik janë të larta, ndaj bëhet apel për të gjithë ngasësit e makinave që të bëjnë kujdes dhe t’ju përmbahen rregullave të komunikacionit në kushte dimri.
Samir Mustafa /SHENJA /