(VIDEO) Ngjitur me shtëpinë e pensionistëve në Çair “mbin” edhe një ndërtesë pa leje
Vazhdon të mbetët enigmë fillimi i ndërtimit të një ndërtese afër “Shtëpisë së Pensionistëve” në Komunën e Çairit. Në lidhje me këtë rast, Televizioni Shenja kërkoi përgjigje nga kjo komunë, por të të njejtit deklaruan se personi adekuat që merret me këtë çështje është në udhëtim zyrtar dhe nuk kanë përgjigje. Ndërkaq, disa ditë më parë, ata deklaruan se në atë komunë nuk ka arritur asnjë kërkesë për leje ndërtimi dhe se në atë pjesë është duke u kryer sanimi i instalimit të dëmtuar nga “Ngrohtorja Shkup-Veri”.
KOMUNA E ÇAIRIT (29.09.2023)
“Për momentin në terren është ekipi nga ‘Ngrohtorja Shkup-Veri’, të cilët po bëjnë sanimin e instalimit të dëmtuar. Në Komunën e Çairit askush nuk ka dërguar kërkesë për leje ndërtimi, prandaj inspektorati komunal e ka ndaluar ndërtimin në atë parcelë”.
Një gjë të tillë e ka demantuar drejtori i Ngrohtorës Shkup-Veri, Kushtrim Ramdani. Ai thotë se punimet aty nuk kanë të bëjnë me ngrohtorën që ai drejton.
KUSHTRIM RAMADANI, DREJTOR I NGROHTORËS SHKUP-VERI
“Ne nuk bëjmë asgjë atje. Rasti është lajmëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme”.
Pavarësishtë të gjithë kësaj, situata në terren e dëshmon të kundërtën. Në atë parcelë punimet vazhdonin. Ndërkaq, ato që më së shumti ankohen janë vetë banorët e Shtëpisë së Pensionistëve. Ata deklarojnë se me ndërtimin e kësaj ndërtese, nuk do të munden të marrin ajër, dhe nuk do të munden t’i shijojnë rrezet e diellit.
BANORË TË SHTËPISË SË PENSIONISTËVE
“Duam të jetojmë rehat, të kemi dritë, të kemi erë, të mundemi të marrim frymë. Nuk e dimë kush është investitori, as që shkruan, uji rrjedhë, ngrohtorja është dëmtuar, rryma është dëmtuar, një kohë të gjatë as televizor nuk kishim, pasi kablloviki u prish”.
SINKRONE: BANORË TË SHTËPISË SË PENSIONISTËVE
“Ka ndoshta një muaj e më shumë që ka filluar të ndërtohet, por më pengon. Këtu kemi një derë të vogël, ulën këtu, hajnë këtu, pijnë këtu, mbeturinat i lejnë këtu. Un jam e sëmurë dhe nuk mudem t’i durojë kështu, por që mundet t’i pastrojë vetë mbeturinat, dje hekura kanë hudhur, kjo është katastrofë”
Të nëjtit mendim e ndajnë edhe banorët që jetojnë në ndërtesa përreth, por ata nuk deshën të flasin para kamerave.
Samir Mustafa /SHENJA/