(VIDEO) Nga sot “Java Çame”, ditët e ndërgjegjësimit për gjenocidin ndaj çamëve

(VIDEO) Nga sot “Java Çame”, ditët e ndërgjegjësimit për gjenocidin ndaj çamëve

Me moton “Trëndafili i Çamërisë”  prej 21 deri më 27 qershor, në qytetin e Shkupit do të shënohet Java Çame – një javë përkujtimi, reflektimi dhe angazhimi për drejtësinë historike të çështjes Çame. Manifestimi mbahet për 5 vite radhazi nën organizimin e aktivistëve dhe shoqatës kulturore  Vizioni M. Në një intervistë për emisionin “Në Pasdite” në TV Shenja, koordinatori i shoqatës kulturore Vizioni M, Abdulla Berisha ka dhënë detaje mbi këtë organizim që tashmë është bërë pjesë e traditës në Shkup, nga ku ai bëri të ditur që kjo javë do të sjellë një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe ndërgjegjësuese që i japin zë të kaluarës së dhimbshme dhe kërkesës së pandërprerë për të drejtat e popullit çam. Sipas tij, çdo ditë e javës do të ketë një mesazh të veçantë, që lidhet me drejtësinë, identitetin, kulturën dhe kujtesën .

MARKETING

Abdulla Berisha, anëtar i shoqatës kulturore  Vizioni M

“Ne kemi paraparë një marzh përkujtimor në pyllin e Gazi Babës për të bërë një hiking simbolik për ta përkujtuar atë, ato peripecitë e të shpërngulurve, atë udhëtimin sfidues, ndoshta dikush vetëm nëna me fëmijën burrin e vrarë, e kundërta etj, familjet që nuk kanë mundur që të gjejnë anëtarët e tyre, por pastaj janë gjetur e janë tema shumë prekëse, ndoshta edhe shumë të rënda \ por gjithsesi është shumë e rëndësishme që mos t’i harrojmë”.

Ai tutje tha se ekspozita disa ditë të aktivitetit do të jetë në sheshin Skëndërbeu dhe gjithashtu do të bëjnë edhe shpërndarje të 200 trëndafilave si një simbolikë e varrezave memorriale në Kllogjen në pjesën jugore të Shqipërisë, që kanë formën e trëndafilit dhe prandaj që kur thuhet trëndafili i Çamërisë të aludon në ato vareza nga ku sado që është e bukur është një çështje e përgjakur simbolikisht.

Ndërkaq ai po ashtu theksoi se pjesë të aktiviteteve të tyre kishin për qëllim që të inkuadronin edhe disa professorë, historianë të cilët njohin ato çështje për bashkëbisedim, por që siç tha Berisha, nuk kanë marrë përgjigje pozitive, pavarësisht kësaj ai përsëri vlerëson se aktiviteti do të mbahet dhe madje ndoshta edhe me bukur pasiqë pjesë e këtij aktiviteti do të jenë dy gazetare nga shqipëria tëcilat janë mare me këto çështje si dhe madje gjatë kohës së pandemisë kanë intervestuar viktimat nga çështja çame.

Abdulla Berisha, anëtar i shoqatës kulturore  Vizioni M   

Fillimisht ideja për këtë ishte që të kemi edhe bashkëbisedues maqedon etnik sepse fundja të njejtin fat që ka përjetuar popullsia çame e ka përjetuar edhe popullsia maqedone e rajonit të egjeut dhe fundja ka të bëje me një çështje humane para së gjithash që u mohoen edhe çamëve edhe maqedonëve dhe për këtë ne e bëmë hapin duke kontaktuar njohës të çështjeve të maqedonasve të Egjeut historian e kështu me radhë, të punësuar në institutin e historisë, por fatkeqësisht nga 5 profesorë nga 5 persona që kemi kontaktuar nga asnjëri nuk kemi marrë përgjigje pozitive. Kështu që ne gjithësesi që do ta mbajmë aktivitetin por aktiviteti do të mbahet ndoshta në një formë edhe më të bukur në aspektin se kemi aritur të sigurojmë pjesëmarrjen e dy gazetareve nga Shqipëria të cilat kanëbërë një punë monumentale, bëhet fjalë për Luljeta Prokni dhe Adelina Peçi”

Tutje me rastin e 81 vjetorit të gjenocidit çam ai tha se aktivitetet e tyre janë të hapura dhe të qasshme për të gjithë edhe pse kanë ca aktivitete që janë të natyrës më të mbyllur por padyshim që në marsh mund të marë pjesë gjithsecili, vetëm mjafton që të paraqitet dhe të sheh në rrjetet sociale marshutën e publikuar paraprakisht dhe të paraqiten aty në kohën e caktuar për t’iu bashkuar grupit.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING