(VIDEO) Nga sot çmime më të larta të energjisë elektrike

(VIDEO) Nga sot çmime më të larta të energjisë elektrike

Nga dita e sotme kemi çmime më të larta të energjisë elektrike në vend. Çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 korriku në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në bllokun e dytë ka rritje prej 0,85 %, në bllokun e tretë 1,92% dhe në bllokun e katërt prej 1.88 % ndërsa çmimi i energjisë elektrike të lirë do të rritet për 0.65 %, njoftoi të enjten kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.

Bislimoski tha se duhet të kërkohen zgjidhje kreative që do të jenë në interes të qytetarëve dhe t’i kushtohet vëmendje blerjes së energjisë elektrike nga kapacitetet vendore nga burimet e rinovueshme. Ai theksoi se duhet të kemi konkurrencë dhe të përfitojmë nga momenti kur çmimi i energjisë elektrike në bursa është i favorshëm. Me këto përllogaritje, Bislimoski tha se nuk janë shkaktuar goditje në çmim.

Kryeministri Hristijan Mickoski ditë më parë kishte njoftuar se kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Energjetikë, në procedurë të shkurtuar dhe tha se synim i këtij ligji është parandalimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING