(VIDEO) Nga shtatori lëndë për IA në shkollat e mesme

(VIDEO) Nga shtatori lëndë për IA në shkollat e mesme

Nga shtatori nxënësit e shkollave të mesme nuk do të mësojnë vetëm lëndë profesionale. Atyre do tu shtohet edhe mësimi për intelegjencën artificiale, kështu njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga ku thonë se mësimi për këtë sferë të re teknologjike do të futet në mesin e “lëndëve zgjedhore”.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska deklaroi se për të futur në program këtë risi në shkollat tona, nuk kanë marrë medimin e prindërve por vetëm të mësimdhënësve të cilët i janë përgjigjur një pyetësori. Sipas ministers Janevska prindërit mund të mos jenë të vetëdijshëm se çfarë është intelegjenca artificiale.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Anketë mes prindërish nuk kemi realizuar, nuk e kemi problem që ta zhvillojmë, do tju tregoj se pse?… Sepse para një kohe të caktuar ne kemi zhvilluar një anketë mes mësimdhënësve e cila ka zgjatur disa muaj, në të cilën janë përfshirë 3.700 mësimdhënës. I kemi pyetur ata se çfarë mendojnë për ndryshimet që po ndodhin. Morëm përgjigje pozitive. Jam e bindur se numër i madh i prindërve në vendin tonë nuk janë të vetëdijshëm se çfarë është intelegjenca artificiale por ne do ti mësojmë dhe për atë ne do t’i edukojmë.

Për përfshirjen e intelegjencës artificiale në arsim, ministrija ka lidhur bashkëpunim me institucionin privat të arsimit të lartë dhe shoqatës për internetin dhe edukim “Breinster”.

Përfaqësuesi i “Breinster”, para mediave deklaroi se një vegël e bazuar në intelegjencën artificiale veçmë është shfrytëzar nga nxnësit që nga viti i kaluar.

PETAR NINOVSKI, PËRFAQËSUES I BREINSTER

Mund të tregoj se veglën, programin që e kemi krijuar pa pagesë për nxnësit e shkollave të mesme, për të cilën edhe para jush premtoj se do të vazhdojë të jetë pa pagesë dhe ajo është universum. Nëse nuk e keni ditur, universum.com është vegla kujdestare për matematikë e cila bazohet në intelegjencë artificiale dhe është adoptuar në programet e Ministrisë së Arsimit për shkollat e mesme dhe e njejta në maj është përdorur nga 1300 ose 1400 maturantë për çdo ditë për të ushtruar në matematikë.

Kjo është hera e parë që në shkollat e vendit do të mësohet mbi “intelegjencën artificiale”, për më tepër, Janevska para mediave tha se kjo nuk është risi sepse shumica e nxnësve veçmë përdorin dhe konsultohen me “chat gpt-në” ndonëse nuk janë të njoftuar me rreziqet që mund të përballen.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING