(VIDEO) Nga java e ardhshme 18% TVSH për produkte nga “Temu” dhe “Ali Express”

(VIDEO) Nga java e ardhshme 18% TVSH për produkte nga “Temu” dhe “Ali Express”

Kuvendi i ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, të cilat heqin përjashtimin nga TVSH-ja për dërgesat online nga “Temu” dhe “Aliexpress” me vlerë deri në 22 euro. Ministria e financave njoftoi se, qëllimi i këtyre ndryshimeve legjislative është forcimi i ekonomisë vendase, mbështetja e kompanive vendase dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Sipas tyre, zbatimi i ndryshimeve pritet të ketë efekte pozitive të drejtpërdrejta në ekonomi dhe në operacionet e kompanive vendase. Siç njoftuan ata, me heqjen e përjashtimit, rreth 4 milionë denarë në muaj, shuma e xhiros në platformat e huaja online në periudha të caktuara, do të ridrejtohet në ekonominë vendase.

 Ministria e financave

“Këto fonde do të ndihmojnë në rritjen e kompanive vendase, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve dhe pagave të punonjësve. Ky ndryshim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendase, veçanërisht në kushtet e globalizimit intensiv dhe rritjes së tregtisë dixhitale”.

Për më tepër, nga ministria thonë se modeli i ri do të kontribuojë në uljen e ekonomisë informale. Sistemi i mëparshëm lejonte abuzime të mundshme – importimin e mallrave të përjashtuara nga TVSH-ja që më pas shiten në tregun vendas. Zgjidhjet e reja ligjore parandalojnë këtë praktikë dhe sigurojnë një mjedis tregu të drejtë dhe të kontrolluar.

Ata theksuan se kostoja e llogaritjes dhe pagesës së TVSH-së nuk do të mbulohet nga qytetarët, që do të thotë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve për konsumatorët fundorë, dhe masa do të sigurojë konkurrencë të drejtë midis dyqaneve online vendase dhe të huaja.

Ministria e financave po ashtu deklaroi se me miratimin e ndryshimeve, shteti po dërgon një mesazh të qartë mbështetjeje për kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar, investojnë në zhvillim dhe krijojnë vende të reja pune në vend.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING