(VIDEO) Nga gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, shtatë janë ende aktiv

(VIDEO) Nga gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, shtatë janë ende aktiv

Beteja e zjarreve në Maqedoninë e Veriut po vazhdon ende. Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se nga gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, shtatë janë ende aktiv dhe ekipet në teren po vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’i vënë nën kontroll. Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angelov, theksoi se zjarri më i madh të cilët janë duke u përballur është ai i malit Serta, e në disa vende tjera zjarri është riaktivizuar përsëri pas shuarjes.

Stojançe Angelov

Sot situata është më e mirë se dje, por me rritjen e temperaturave mund të përkeqësohet. Nesër dhe pasnesër mund të presim reshje shiu.

Qëllimi ynë kryesor sot është të mbajmë nën kontroll zjarret. Zjarri më kritik vazhdon të jetë zjarri në malin Serta me të cilën po luftojmë mbi 10 ditë”

Angelov shtoi se gjatë ditës së sotshme do të aktivizohen edhe helikopter ndërsa në territorin Makedonski Brod, afër fshatrave Breznicë dhe Tazhevë do të përdoren edhe avion. Në këtë territor po intevenojnë 15 punonjës të parkut kombëtar “Jasen”, të ndihmuar nga rreth 30 pjestarë të Ushtrisë, të cilët po luftojnë për të mos lejuar që zjarri të deportojë në ambientet e mbrojtura të zonës “Jasen” ndërkaq gjatë ditës së diel helikopteri i Armatës dy herë nuk ka mundur të intervenojë nga tymi i dendur.

Katër zjarret e tjera aktive janë në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Gabrovnik, Mokreni dhe afër fshatit Mukos, ndërsa në komunën e Dollnenit ka zjarre në afërsi të fshatrave Nebregovë dhe Gostirazhni, ku zjarri është transferuar nga fshati Bogomillë në komunën e Çashkës. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se përvëç këtyre zjarreve, autoritetet kanë ndërhyrë dhe shuar 15 zjarre në zona të banuara në 24 orët e fundit.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING