(VIDEO) Nga e hëna pritet të ketë reshje

(VIDEO) Nga e hëna pritet të ketë reshje

Një javë me paqëndrueshmëri të motit po nis në vend, duke sjellë reshje të dendura, vranësira të shpeshta dhe erëra herë pas here të forta. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të hënën priten reshje intensive, të shoqëruara me kushte për stuhi të izoluara, ndërsa reshjet do të vijojnë edhe gjatë së martës deri në orët e mbrëmjes, duke ndikuar në qarkullim dhe aktivitetet e përditshme.

DPHM

Pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në veriperëndim të largët herë pas here do të ketë reshje lokale shiu, dhe në zonat më të larta malore reshje bore. Pritet të fryjnë erëra mesatare, herë pas here të forta nga drejtimi jug lindor’’.

DPHM thekson se të mërkurën paradite parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e pasditës vranësirat do të shtohen. Gjatë natës dhe të enjten, sërish priten reshje shiu dhe bore. Moti i paqëndrueshëm do të mbetet prezent edhe në javën e ardhshme, duke kërkuar vëmendje dhe përshtatje në përditshmëri. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING