(VIDEO) Nga e enjtja temperaturat zbresin në minus 13 gradë celsius

(VIDEO) Nga e enjtja temperaturat zbresin në minus 13 gradë celsius

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM)sot ka paralajmëruar se ditëve në vijim pritet të ketë një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe të ftohtë, kryesisht me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë celsius. Veçanërisht në Shkup ata thanë se mëngjesi do të jetë kryesisht i vërenjtur, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen, si dhe njëkohësisht do të fryej edhe erë.

MARKETING

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

Nesër do fryjë erë e fuqishme veriore, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Mëngjesi do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla mesatare. Në Shkup mëngjesi do të jetë kryesisht vranët, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave përkohësisht erë e fuqishme veriore”.

Ndërkaq, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, bëri të ditur se temperatura më e ulët deri më -10 gradë është matur në Kodrën e Diellit nga ku dhe ka më së shumti borë, 32 centimetra, ndërsa theksuan se vijon Mavrova nga ku temperatura është matur -6 gradë.

Temperatura minus ka pasur dhe në Krushevë, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, Tetovë, Prilep, Shtip, Shkup-Zajçev Rid, Manastir dhe në Veles, ndërsa zero gradë është matur në Shkup-Petrovec, Ohër, Kavadar, Demir Kapi dhe Strumicë. Temperatura më të larta ka pasur në Gjevgjeli, ku sot në mëngjes janë matur 3 gradë. Ata potencojnë se që nga e enjtja temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet -3 dhe – 13 gradë celsius, ndërsa ato të ditës prej -1 deri në 9 gradë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING