(VIDEO) Nga 23 prilli 10 herë fluturime në javë nga Shkupi në Frankfurt

(VIDEO) Nga 23 prilli 10 herë fluturime në javë nga Shkupi në Frankfurt

Maqedonisë së Veriut do t’i shtohen edhe 5 linja të reja ajrore.  Dy kompanitë e transportit  ajror, “LUFHANZA” e Gjermanisë dhe “WIZZ-AIR” e Hungarisë,  me mbështjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut , kanë vendosur  linja të reja ajrore për në Gjermani, Luksenburg, Austri dhe Slloveni.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski tha se mbështetja financiare është për tre vjet.

BLLAGOJ BOÇVARSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Ne kemi ofruar destinacione të reja për qytetarët tanë. Lufhanza do të fluturojë nga Shkupi në Frankfurt 10 herë në javë. Kjo linjë është adresuar që nga 23 prilli i këtij viti. Besojmë se ka një rëndësi të madhe për shtetin por edhe qytetarët sepse aeroporti në Frankfurt është një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe lidhet me destinacionet ndërkombëtare”.

“Wizz-air” ka dorëzuar 4 destinacione: Shkup – Shtutgart, Shkup-Luksemburg, Shkup-Salzburg, Shkup-Ljubljanë, për të cilat ka pasur interesim të madh nga qytetarët dhe komuniteti i biznesit. Në këto destinacione janë planifikuar tre fluturime në javë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, theksoi mbështetja totale për kompanitë ajrore është 5 milionë euro për tre vjet.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Kompania gjermane ajrore LUFHANZA  dhe hungareze WIZZ-AIR kanë aplikuar dhe janë lidhur kontratat. Mbështetja financiare është për tre vjet, dhe është 5 milionë euro për tre vitet. Ata do të fluturojnë disa herë në ditë. Përmes Frankfurtit qytetarët tanë do të lidhen me 200 lokacione”

Momentalisht nga Maqedonia e Veriut është e mundur për të udhëtuar në 48 lokacione të ndryshme, edhe atë 41 fluturime nga Aeroporti i Shkupit dhe 7 nga Aeroporti i Ohrit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING