(VIDEO) Nga 1 janari shtrenjtohet energjia elektrike

(VIDEO) Nga 1 janari shtrenjtohet energjia elektrike

Çmimi i rrymës do të shtrenjtohet nga 1 janari me disa denarë. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski,  informoi se për bllokun e parë, çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 2.45%, për bllokun e dytë do të rritet për 2.87%, për bllokun e tretë do të rritet për 3.32%, ndërsa për bllokun e katërt për 3.84. Për tarifën e lirë, Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur një rritje prej 2.50%. Bislimovski tha se tha se kërkesat që kishin ardhur nga EVN Home ishin për rritje mbi 8% në blloqe të ndryshme tarifore.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KRRE-SË

“63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet”.

Pavarësisht uljes së mëparshme të tarifës së rrjetit me 4.96 përqind, tarifa prej 200 denarësh mbetet pjesë e faturave dhe nuk do të hiqet. Ndërkaq, Bislimovski, sqaroi se për familjet që konsumojnë më pak, efekti do të jetë i kufizuar.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KRRE-SË

“Për një amvisëri që ka konsum vetëm në bllokun e parë prej 210 kilovat/orë, fatura mujore rritet me 57 denarë. Për amvisëritë me konsum në bllokun e parë dhe bllokun e dytë, fatura rritet me 70 denarë”.

KRRE thekson se modeli tarifor i bllokut mbetet i pandryshuar, me qëllim mbrojtjen e familjeve me konsum më të ulët, ndërsa kostot më të larta do të vazhdojnë të nënkuptojnë çmime më të larta të energjisë elektrike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING