(VIDEO) Neziri ia dorëzoi Tearcën Memishit
Kryetari i deritanishëm i Tearcës, Nuhi Neziri i ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri, Daut Memishit, që këtë pozitë e fitoi më 19 tetor, në rrethin e parë të lokaleve, përballë Nazim Taipit të AKI-së.
Neziri dhe Memishi pas procedurave të pranim-dorëzimit të detyrës zhvilluan një konferencë të përbashkët nga ku njëri u falënderoi qytetarët për gjithë këtë rrugëtim, kurse tjetri falënderoi qytetarët e kësaj komune për besimin e dhënë në këto zgjedhje.
Kryetari i ri i Komunës, Daut Memishi tha se në katërvjeçarin që fillon nga sot do të realizojë të gjitha projektet që i ka premtuar në fushatë para qytetarëve të Tearcës. Premtoi se Tearca do të jetë një nga komunat që do të ngritet në piadestal të lartë në nivel republikan.
DAUT MEMISHI – KRYETAR I RI I TEARCËS
“Asnjëherë nuk është mjaft dhe çdo herë do të duhet që Komuna e Tearcës të jetë në nivel më të avancuar si në aspekt infrastrukturorë në aspekt të arsimit në sport dhe në të gjitha sferat tjera të mundëshme. Unë ju garantoj një gjë qytetarëve se do të jemë i përkushtuar ashtu siç kam premtuar gjithmonë 24/7 për të dhënë më të mirën e mundshme nga vetvetja ime”.
Kurse Nuhi Neziri që në krye të Tearcës erdhi katër vite më parë e që sot detyrën ja dorëzoi Memishit, tha se gjatë këtij mandati me përkushtim ka punuar për realizimin e projekteve që kanë lehtësuar jetën e banorëve të kësaj komune.
NUHI NEZIRI – KRYETAR NË LARGIM
“Sot përmbyllëm në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë me kryetarin në ardhje z. Daut Memishi i cili mori detyrën përsipër për të vazhduar veçanërisht projektet të cilat janë në rrjedhën e kohës së realizimit të tyre gjatë këtij viti kalendarik i cili do të jetë në vazhdim të përmbylljes së tyre”.
Daut Memishi garën për të parin e Komunës e fitoi nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale më 19 tetor. Përballë tij në garën për të parën e Tearcës ishte Nazim Taipi. Dallimi në vota mes Memishit dhe Taipit 1392 vota në favor të Memishit, i cili kishte siguruar të përkthyera në përqindje 54,60 të votave.
Mevludin Imeri /SHENJA/

