(VIDEO) Neziri: Efekti i kandidatit të pavarur varet se sa i varur do të jetë

(VIDEO) Neziri: Efekti i kandidatit të pavarur varet se sa i varur do të jetë

Në një skenë politike të ngurtësuar prej vitesh nga dominimi i partive, një lëvizje e re po merr formë në disa komuna të Maqedonisë së Veriut. Kandidatë të pavarur, të shkëputur nga strukturat tradicionale partiake, kanë vendosur të hyjnë në garën për pushtetin lokal – dhe jo thjesht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, por për të sfiduar drejtpërdrejt vetë sistemin. Por, a është kjo një shenjë e një vetëdijësimi të ri qytetar, apo thjesht një reagim emocional ndaj krizës së besimit në parti, dhe a kanë realisht këta kandidatë fuqi të sfidojnë strukturat e mëdha që kontrollojnë pushtetin lokal, Televizioni Shenja këtë temë e ka shtjelluar me analistin, Xhelal Nezirin, për të kuptuar më thellë këtë fenomen dhe për të parë nëse po lind një kulturë e re politike në vend. Se sa do të ketë efektë kjo risi, Neziri thotë, se gjithçka do të varet nga kandidati se sa i pavarur realisht do të jetë.

XHELAL NEZIRI, ANALIST

Asgjë nuk është e garantuar, gjithçka do të varet nga personaliteti i atij kandidati të pa varur, sa i pa varur do të jetë, për shkakë se, në rastë se ai fiton, ndërkohë që në këshillin komunal ta kontrolloi një parti konkrete, në atë rast do të ketë një ndërvarësi me atë parti, kështu që ka shumë pikëpyetje. Megjithatë, unw mendoj se është një dukuri e cila është për tu pëshëndetur”.

Duke pasur parasysh se janë formuar shumë parti politike, analisti Neziri thotë se qyetarët janë të lodhur nga ata dhe njëra ndër arsyet kryesore që është krijuar ky fenomen me kandidatë të pavarur , është pikërishtë kjo.

XHELAL NEZIRI, ANALIST

Realishtë, janë të lodhur qytetarët nga partitë politike, për shkak se janë shumë, as mendoj që edhe emrat të gjithë partive politike nuk ua dinw, ka shumë transferesh, shumë lëvizje nga njëra parti në tjetrën. Ka shumë tollovi në skenën politike, e cila nuk i kontribon përfaqësimit politik, nuk i kontribon artikulimeve të interesave të shqiptarëve, por përkundrazi, pra dobëson pozitat e shqiptarëve. Andaj, duke parë këtë qasje biznesore aktuale në skenën politike, kandidatët e pavarur, mundë edhe të bindin qytetarët, se poltika nuk është vetëm fitim, nuk është vetëm biznes, por politika është një aktivitet shumë fisnik”.

Ndërkaq, kujtojmë se në zgjedhjet lokale të tetorit, në Komunën e Strugës, do të garojë kandidatë i pavarur, njejtë edhe në komunën e Kërçovës dhe të Gostivarit, ndërsa pritet që edhe në komuna tjera të ketë kandidatë të pavarur, të cilët do të kërkojnë besimin e qytetarve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING