(VIDEO) Nesër ngrijnë çmimet e produkteve higjienike

(VIDEO) Nesër ngrijnë çmimet e produkteve higjienike

Qeveria nesër do të ngrirjë çmimet e produkteve higjienike, ndërsa  gjatë kësaj jave do të ngrijnë edhe çmimet e disa pemëve dhe perimeve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski,  vizituan një market në qytet për tu vërtetuar se a respektohen masat e mara për ngrirje të çmimeve. Bekteshi tha se masat e tilla nuk do të pëfrundojnë me kaq.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Sot ekipi im po punon, me siguri çmimet e më shumë se pesë-gjashtë produkteve do të ngrijnë gjatë kësaj jave. Jemi në pritje të analizave nga Drejtoria doganore për çmimet e importit të tregtarëve që merren me pemë dhe perime për të parë se sa është diferenca në pjesën e marzhës që të mundemi edhe prodhimet që importohen ti ngrijmë”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për dallimin mes tij dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pasi atij iu shfaq një fotografi e tij duke vizituar një treg dhe duke kontrolluar çmimet tha se sheh një ndryshim shumë të madh dhe potencoi se vazhdimisht janë prezent në tregje për të parë se sa respektohen vendimet e qeverisë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Vij për herë të tretë në tregje të ndryshme. E shihni që kur vij në supermarket blej atë që më duhet dhe përveç kësaj konfirmojmë me ministrin e Ekonomisë se a respektohet ajo që e kemi marrë si vendim. Dallimi i dytë i madh është se aktualisht po jetojmë në krizën më të madhe ekonomike dhe energjetike që Evropa ka pasur që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo qeveri, për dallim nga qeveritë e kaluara, të cilat nuk bënë asgjë për vendin dhe jetuan në prosperitet ekonomik, mundësoi pagë mesatare prej mbi 34 mijë denarë”.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski tha se mospërfillja e çmimit të ngrirë të bukës prej 33 denarë, pesha joadekuate, mospasja e të paktën 80% e produkteve në rafte, janë vetëm disa nga shkeljet që Inspektorati Shtetëror i Tregut  i konstaton në terren gjatë zbatimit të kontrolleve. Ai theksoi emrat e kompanive që kanë kryer kundërvajtjet do të bëhen të ditura, por pasi të kenë përfunduar procedurat për to.

GORAN TRAJKOVSKI, DREJTORI I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT

“Emrat e kompanive që shkelin vendimet e qeverisë do t’i them kur të mbarojnë procedurat. Emrat nuk do të bëhen të ditur sot për shkak të kompleksitetit të rasteve. Urdhërpagesat janë duke u lëshuar dhe nuk do t’i them emrat derisa të përfundojë rasti, por pas kësaj”.

Më 21 mars, qeveria ngriu çmimin e vezëve dhe orizit dhe kufizoi eksportin e vezëve. Çmimet më të larta të orizit dhe vezëve kanë mbetur në nivelin e datës 15 të këtij muaji dhe do të jenë të vlefshme deri më 30 prill. Qeveria më herët ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 450 gramëve, si dhe të makatronave dhe produkteve të qumështit. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING