(VIDEO) Nëntë vjet nga vërshimet në Hasanbeg, banorët e Hasanbegut nuk e harrojnë tmerrin e natës së kobshme

Sot bëhen plot 9 vite nga përmbytjet tragjike që goditën fshatin Hasanbeg në Shkup, duke lënë pas dhimbje, dëme dhe dhjetra familje pa kulm mbi kokë. Ajo natë e errët e 6 gushtit 2016 mbetet e paharruar për banorët, të cilët ende jetojnë me kujtimet e asaj nate dhe e kujtojnë me tronditje momentin kur gjithçka u përmbyt për pak minuta. Një banor i lagjes duke kujtuar me tmerr atë natë thot se në atë vërshim humbën jetën 8 viktima si dhe një vajzë që ende sot e kësaj dite nuk është gjetur, ai shton se ka pasur alternativë që të mos shkonte situata deri në këtë gjendje po të ishte punuar me kanalet në fshat.
Rexhep Ali Kadriu
“Ajo natë ka qenë tmerr, ajo natë ka qenë nat e rëndë, nat e gjatë, se atë natë i mur vetëm në fshatin Hasanbeg 8 viktima dhe nji qikë e vogël, ajo nuk u gjet më sot e kësaj dite. \ Shkaqet kanë qenë, sepse kanalet as nuk kanë ardhë të pastrojnë, askush, mendimi im është, po të ishin kanalet e Hasanbegit të pastruara, edhe pse ka pasur vërshime, ka mundur që të jetë shumë më leht e më mirë, më pak viktima\. Un personalisht e kam pasur shtëpinë të gjithën shumë katastrofë, e gjitha e shkatëruar, brenda sa e kisha rregullu sa kisha hyrë në shtëpi të re krejt ka qenë e shkatëruar, lloç, shumë papastërti ka pasur, shtëpiat jo vetëm tek e imja por në krejt Hasanbegin.\ kanë pasur shumë dëme materiale, krejt shpiat kanë qenë viran”.
Krahas kësaj ai thot se edhe përkundër gjithë dëmeve materiale që kanë pasur, ndihma nga institucionet shtetërore nuk ka qenë e pranishme, dhe se madje janë ndjerë të diskriminuar duke parë që për dëme të vogla ka pasur ndihma të mëdha në palën maqedonase.
Vazhdimi ….
‘a keni pasur ndihma të mjaftueshme prej institucioneve’ prej institucioneve të shtetit ‘po’, jo skemi pasë, në shtëpitë e hasanbegit ka pasur shumë më shumë dëm se në palën maqedone, palën maqedone kam shku e kam pa unë, ata qe I kan ruajtur gicat janë prishur prej vërshimeve i ka marrë 15 mijë euro, e në katun në Hasanbeg kena ktu na që ia kanë prishur gjithë shtëpinë janë demoralizu ja ka shkatërru shtëpinë I ka marr vetëm 250 denarë, edhe kur ka shku ti shoh parat, si sot, shok e kam atë djalin, kemi shkuar bashk dhe I kam thënë shih mos janë 250 mijë denarë, ai thotë hiq vetëm 250 denarë, kemi shku në bankë I kemi nxjerë vetëm 250 denarë veç ja kan dhënë. Nga komuna presim që të punohet.\
Një tjetër banor thotë se ajo natë ka qenë tmerr dhe edhe pse ka ngelur invalid nuk mer ndihmë nga shteti.
Banor:
“Prej ditën që ka ndodhë vërshimi nuk ka ndryshim azgjë, \ ajo ditë ka qenë kiamet. Unë prej asaj dite kam mbetur invalid me këmbën, dikush edhe ka ndërruar jetë, dikush nuk ka pasur azgjë në shtëpi dëm, ka marrë më shumë para se sa unë që krejt shtëpinë, komplet me gjithë shtëpi më shkoj, vetë ngela invalid. \ Asgjë nuk marr ndihmë, \ shtëpinë të gjithën prej në temel deri në kulm lart, krejt e kam pasur të dëmtuar \ unë duke I ndihmu fëmijët duke I hyp lartë më xham e kam prerë, nuk e di as vetë se si e kam prerë vetëm kur e kam parë veten në spital. Këtu shtet nuk ka se po të ketë më takon të paktën një ndihmë”.
Një tjetër banor, madje nuk dëshiron që ta kujtojë atë natë tragjike, ai kujtoi 8 viktimat që ndërruan jetë si dhe vajzen e humbur për të cilën tha se tash nuk është interesuar për gjetjen e saj, përveç familjarëve të saj.
Banor”:
“Ne ç’farë kujtojmë mos pyet, më keq më nuk ka pasur në këtë jetë. Edhe vërshimet që I kemi pasur askush nuk na ka ndihmuar, as shteti nuk na ka ndihmuar as askush hiq. Unë e kam pas shtëpinë deri pothuajse në gjysmë të tavanit me ujë po askush nuk ka ardhur as ta shohë se jo më me ardhe e të jape ndihma diqka. Çfarë lloçi ka qenë mos pyet, viran ka qenë viran. Të lëndum nuk kemi pasur elhamdulilah vetëm dëme të mëdha kemi pasur. 8 vetë , një vajzë pat humbur, ajo ka qenë prej fshatit tim, ajo qika humbi dhe nuk mundën ta gjenin, \Askush nuk e ka kërkuar vetëm babai vet, as shteti as si ka interesuar, se shteti për ne shqiptarët nuk I intereson shumë”.
Ndërkaq, një tjetër banor tha se ende kur bëhet mot I keq qëndrojnë nën frikën e asaj nate, se mos përsëritet ajo natë nga ku poashtu shtoi që nuk kanë pasur përkrahje nga shteti dhe madje kanë dhënë rryshfet për t’ia marrë votën.
Banor:
“ ajo ka qenë, ende çdoher që vrrenjtet koha ne frigohemi se mos po vje përsëri, unë jam këtu me dyqan, vullkanizer kam qenë të gjithë makinat I kam pasur në ujë dhe kanë ardhur të BDI-së krejt edhe të SDSM-së kanë ardhur që do të të ndihmojmë por azgjë përsëri një maqedon ka ardhur prej kisella vodës mi ka rregulluar dhe vetëm 100 denar mi ka marë, (si bre tin ë vërshim e un do të ti marr paratë) më pat thënë, me zor ja kam dhënë 100 denarë, a shteti as një 500 euro, na I ka dhënë VMRO-ja, 50 euro mi ka dhënë me votu për ata, shteti mi ka dhënë 50 euro me votu për ata VMRO-ja, se partitë shqiptare azgjë skam marë, (dëme tek shtëpia a keni pasur) shumë vallahi shumë, ju kemi vendosur batanije dyerve por të gjitha I ka hequr në rrugë I ka nxjerr , saher që vrenjtet frigohemi ende valla se edhe nuk po na ndihmojnë neve, azgjë në hasanbeg nukpunojnë ja 65 vite jam në hasanbeg asgjë nuk u punua”.
Banorët me trishtim në sy kujtonin momentet tragjike të asaj natë nga ku shpresojnë që të mos përsëritet ajo situate dhe të punohet më shumë në fshatin Hasanbeg.
Anida Murati /SHENJA/