(VIDEO) Nëntë barna të reja gjenerike i janë shtuar listën pozitive

(VIDEO) Nëntë barna të reja gjenerike i janë shtuar listën pozitive

Janë shtuar edhe nëntë barna të reja gjenerike në treg në listën pozitive. Ministri i Shëndetësisë, Arben Travari, sot ka informuar se bëhet fjalë për nëntë gjenerikë të përfaqësuar nga 87 barna, ku në këto barna përfshihen presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën. Taravari theksoi se në këtë proces janë punësuar ekspertë të cilët kanë punuar për disa ndryshime ligjore, hartimin e një rregulloreje të re me praktika evropiane dhe një metodologji të re për vendosjen e barnave në listën pozitive.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Bëhet fjalë për 87 barna në forma, fuqi dhe paketime të ndryshme të cilët kanë regjistrim aktiv në shtetin tonë si nga kompanitë gjenerike poashtu edhe nga kompanitë ordinale. Kjo shtesë në listën pozitive përfshinë ilaçe për sëmundjet e zemrës, për sëmundjen e shtypjes së lartë, mandej antiagregantës, barna për trajtimin e ynydyrave të tepruara në organizëm, antidepresant dhe ilaçe për sëmundjen e demencës”

Ky është vetëm fillimi i procesit të zgjerimit të listës pozitive”- theksoi Taravari. Njëkohësisht, ju bëri thirrje të gjitha kompanive farmaceutike që të vazhdojnë me aplikimet për vendosjen e barnave të reja në listën pozitive.

Ndërkaq sa i përket sëmundjes së kovidit, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se numri i rasteve pozitive të regjistruara në Maqedoninë e Veriut është rritur. Travari tha se duhet të respektohen rregullat për të qëndruar larg kësaj sëmundje ndërsa ata të cilët janë me rezultatin pozitiv, ai tha se duhet të vazhdojnë të trajtohen në të njëjtën klinikë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

 

MARKETING