(VIDEO) Nënshkruhet kontrata me konsulentin për ndërtimin e autostradave të reja në korridoret 8 dhe 10-D

(VIDEO) Nënshkruhet kontrata me konsulentin për ndërtimin e autostradave të reja në korridoret 8 dhe 10-D

Ndërrmarrja publike për rrugët shtetërore dhe konsorciumi ndërkombëtar “IRD Engineering”, sot në Qeveri nënshkruan kontratën për konsulencën dhe mbikëqyrjen e autostradave në korridoret 8 dhe 10-d, të cilat do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. Me nënshkrimin e marrëveshjes fillon procesi i negociatave me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër seksioneve të autostradave me gjatësi mbi 120 kilometra në korridoret 8 dhe 10-d dhe gjatë këtij viti pritet të fillojnë edhe aktivitetet e ndërtimit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski tha se në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit për këtë projekt tashmë janë paraparë 15 miliardë denarë ose rreth 244 milionë euro.

BLLAGOJ BOÇVARSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Planet tona strategjike janë ndërtimi i autostradës Trebenishtë-Strugë-Qaf Thanë me gjatësi 22,5 kilometra, Gostivar-Bukojçan me gjatësi 30,1 kilometra, si dhe 27 kilometra të segmentit Tetovë-Gostivar. Në korridorin 10-d do të ndërtohet pjesa Prilep-Manastir në gjatësi prej 43.4 kilometra”.

Drejtori i “IRD Engineering”, Paolo Orsini, para nënshkrimit të kontratës tha se do të bëjnë të gjitha përpjekjet që këto seksione të ndërtohen me cilësinë më të lartë.

PAOLO ORSINI, DREJTORI I “IRD ENGINEERING”

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë, që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE. Nuk kam asnjë dyshim që kemi njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të ofruar shërbime mbikëqyrëse në nivelin më të lartë dhe për të përfunduar projektin në kohë dhe me cilësi të lartë”.

Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, ky është projekti më i madh i infrastrukturës kapitale në historinë e vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING