(VIDEO) Nënkryetari i lidhjes së Odave Ekonomike: EMV punon në mënyrën më të keqe të mundshme

(VIDEO) Nënkryetari i lidhjes së Odave Ekonomike: EMV punon në mënyrën më të keqe të mundshme

Kompania shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka rreth 4500 punonjës dhe lidh një partneritet publiko-privat me kompani të huaja me nga 10 të punësuar për të ndërtuar mullinjë me erë dhe sisteme fotovoltaike. Ky është varianti më i keq i mundshëm, deklaroi Orce Simov, nënkryetar i lidhjes së odave ekonomike.

ORCE SIMOV, NËNKRYETAR I LIDHJES SË ODAVE EKONOMIKE

“Në periudhën e fundit, EMV ka nga 4 000 deri në 5 000 punonjës dhe ata nuk ndërtojnë mullinj me erë apo fotovoltaikë, por shkojnë në opsionin më të keq të mundshëm: një partneritet publik-privat me një kompani të huaj. Ata i marrin burimet hapësinore të EMV dhe ndërtojnë kapacitete, mullinjë me erë dhe fotovoltaikë në një partneritet publik-privat, dhe për këtë EMV merr 18 % të energjisë elektrike të prodhuar dhe kompanitë e huaja në partneritetin publiko-privat marrin 82 % të saj. Këto kompani tona duhet të hapin vetëm tenderë për blerjen e produkteve të nevojshme dhe të projektojnë dhe ndërtojnë vetë të gjitha kapacitetet energjetike”.

Ai sqaroi se pse tani kemi tre herë më pak prodhim vendor të energjisë elektrike se në vitin 1990.

ORCE SIMOV, NËNKRYETAR I LIDHJES SË ODAVE EKONOMIKE

“Në atë kohë EMV prodhonte 8 000 gigavat-orë energji elektrike  ndërsa tani prodhon midis 3 000 dhe 4 000 gigavat-orë. Ne kemi pasur një strategji për sistemin energjetik për të gjitha 40 vitet, por nuk kemi vepruar sipas saj dhe nuk kemi ndërtuar sisteme të reja energjetike “.

Simov theksoi se kompania shtetërore e cila është më e madhja për nga numri i të punësuarve në vend, nuk po bën atë që duhet të bëjë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING