(VIDEO) Në tre lokale në Tetovë dhe Ohër policia ka gjetur 99 vajza, drogë dhe armë
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të enjten ka ushtruar kontrollime në tre objekte hoteliere, dy në zonën e Tetovës dhe një në Ohër, ku dhe kanë gjetur 99 femra nga 11 shtete që kanë qëndruar në mënyrë të paligjëshme. Gjatë kontrollës janë gjetur armë dhe drogë.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Gjatë veprimeve policore dhe hetimore të kryera në tre objektet e hotelerisë, janë gjetur gjithësej 99 femra nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kosova, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria, Kazakistani dhe nga Maqedonia e Veriut, të cilёt kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Poashtu është gjetur edhe një qese me lëndë pluhuri dhe një pistoletë, si dhe një armë e kalibrit 4.5 mm”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë se në objektin hotelerik, në pronësi të I.I (26), janë gjetur 50 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria dhe Kosova, një qese me drogë si dhe janë identifikuar 80 të ftuar.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Ndërkaq, në objektin hotelierik, në pronësi të A.Xh (26), u gjetën 36 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, u gjet dhe një armë si dhe u identifikuan 95 të ftuar në objekt. Gjatë kontrollit të kryer në objektin hotelierik në Ohër, në pronësi të H.A (34), u gjetën 13 vajza nga Ukranina, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Maqedonia e Veriut, si dhe 47 të ftuar janë gjetur dhe identifikuar në objekt”
Lidhur me femrat e gjetura, të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, do të fillojnë procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente, ndërsa kundër pronarëve do të paraqiten padi përkatëse.
/SHENJA/