(VIDEO) Në spitalin gjinekologjik të Çairit lindën dy vajza binjake
Viti 2026 filloi me dy rrahje zemrash më shumë. Në Çair, në spitalin special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza”, në mesnatën e ndërrimit të moteve, në minutat e para të vitit të ri erdhën në jetë dy binjake vajza. Një lindje e veçantë që hapi vitin me jetë të re, buzëqeshje dhe emocione të forta, jo vetëm për familjen, por për gjithë komunitetin. Drejtoresha e spitalit, Afërdita Ismaili njofton se foshnjat dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, nga ku bëri të ditur se vajza e parë është me peshë trupore dy kilogram e 570 gram, dhe 47 centimetra gjatësi, ndërsa foshnja e dytë është me peshë trupore dy kilogram e 10 gram, me gjatësi prej 43 centimetra.
Sinkron: Afërdita Ismaili, drejtoresha e spitalit special për gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza”
“Shfrytëzoj rastin të falimenderoj të pranishmit, bashkëshorten e kryetarit të Qeverisë, ministrin e shëndetësisë, ministrin për politikë sociale, kryetarin e Qytetit të Shkupit, kryetarin e komunës së Çairit, zëvendësministrin e shëndetësisë, drejtorin e fondit shëndetësor dhe të gjithë të pranishmit për vizitën e bërë dhe respektin e tyre në këtë ditë të vitit të ri me rastin e lindjes të foshnjeve të para. Në spitalin tonë patëm fatin që foshnjet e para të jenë binjake. Kemi dy vajza, dy foshnja binjake, vajza e parë është me peshë trupore dy kilogram e 570 gram, 47 centimetra gjatësi, foshnja e dytë është me peshë trupore dy kilogram e 10 gram, me gjatësi prej 43 centimetra, edhe foshnjat edhe nëna gëzojnë një shëndet shumë të mirë”.
Ndërkaq ardhja e tyre u shënua me shumë urime dhe dhurata simbolike si ari dhe lule, dhe vauçer në vlerë prej 30.000 denarë, ku kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti thotë se Ari, si urim për vlerë dhe fat të mirë ne çdo hap të jetës, ndërsa lule, si deëhirë për një rrugë të mbushur me butësi, ngiyra dhe dashuri. Ai tha se këto dhurata janë një përshëndetje e vogël, por me kuptim të madh, për dy jetë që e hapën vitin e ri me buzëqeshje dhe shpresë, për shtëpinë dhe komunën tonë. Ai falenderon drejtoreshën për punën e bërë dhe thotë se ky vit është një vit i begatshëm meqënëse edhe gjatë gjithë ditës ka pasur 7 lindje.
Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Çairit
“Mendoj se nuk kam ç’farë të shtoj, përveç se mendoj që deri tash ka 7 lindje brenda ditës. Nuk dua më tepër të shtoj, dua ta falenderoj drejtoreshën për punën që bën, nga vetë fakti që vijnë nga të gjitha qytetet në gjinekologjinë e Çairit, tregon për seriozitetin e punës dhe suksesin që e kanë. Ne jemi këtu për mbështetje të spitalit ndërsa sot jemi këtu për shkak, për bebet e lindura, pra që janë vajza, mirëpo edhe deri më tash ka 7 lindje që tregojnë se është vit i begatshëm, vit i suksesshëm, shfrytëzoj rastin nëpërmjet juve, fillimisht juve të ua uroj vitin e ri, shëndet dhe suksese dhe njëpërmjet juve do ju thoja edhe qytetarëve”.
Lindja e binjakeve vajza në spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza” u kthye në simbol të një fillimi të mbarë, duke sjellë gëzim për familjen, stafin mjekësor dhe gjithë komunitetin. Një dëshmi se jeta gjithmonë gjen mënyrën më të bukur për të hapur një vit të ri, me shpresë, dashuri dhe besim për ditë më të mira.
Anida Murati /SHENJA/

