(VIDEO) Në Shkup u mbajt takimi i të diplomuarve në Turqi
Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) organizoi në Shkup Takimin e të Diplomuarve në Turqi. Në aktivitet morën pjesë kreu i Bordit drejtues të Fondacionit “İlim Yayma”, Necmettin Bilal Erdogan, kreu i YTB, Abdullah Eren, ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile, të diplomuar në Turqi dhe personalitete të jetës akademike dhe politike.
Në një fjalim të mbajtur këtu, Necmettin Bilal Erdogan e cilësoi takimin e të diplomuarve në Turqi si një takim kuptimplotë dhe të mirë duke thënë se nga Turqia janë diplomuar studentë nga 180 vende.
NECMETTIN BILAL ERDOGAN
“Numri i nxënësve/studentëve me bursë në Turqi tejkalon mbi 300 mijë, ndërsa 16 mijë prej tyre janë bursa nga YTB. Arsimi nuk është i lehtë në asnjë vend të botës, jeta universitare nuk është e lehtë për studentët në asnjë vend. Por, Turqia me kuzhinën e saj të shkëlqyer, ushqimin, mikpritjen, pamjet e mrekullueshme, pasurinë kulturore dhe cilësitë e arsimit që ofron, duhet të jetë vendi më i afërt me parajsën për një student”.
Ndërkohë kreu i YTB (JTB), rikujtoi se YTB u themelua në vitin 2010. Eren tha se ata janë një nga institucionet e prodhimit të ndryshimit të paradigmës në politikën e jashtme të Turqisë në 20 vitet e fundit.
ABDULLAH EREN, KRYETAR I YTB
“Nën udhëheqjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, krahas mjeteve klasike diplomatike janë bërë hapa përparimi në mënyrën e duhur për trashëgimin historike-kulturore si dhe në shumë fusha të zhvillimit sociale”.
Eren vuri në dukje se institucione si YTB, Fondacioni Maarif, Instituti Yunus Emre që janë krijuar kohët e fundit në Turqi, janë duart e Turqisë që shtrihen në gjeografinë e zemrës së Turqisë.
Gjithashtu, në kuadër të programit fjalë rasti kishin edhe të diplomuarit në Turqi, Ekrem Destanov, Velika Ivkovska dhe prof. dr. Metin Izeti, I cili tha se të jesh student në Turqi do të thotë të krijosh njeri mbrenda rrethit ku jeton.
METIN IZETI
“Të jesh student në Turqi nuk do të thotë vetëm të fitosh diplomë, por të qenurit student i Turqisë, është edhe të krijosh njeri mbrenda rrethit ku jeton, si në aspekt shkencor, ashtu edhe në atë moral”.
Programi u përmbyll me shfaqje filmi promovues të YTB-së, ku edhe u ndanë dhurata për mysafirët.
Samir Mustafa /SHENJA/