(VIDEO) Në Shkup u mbajt edicioni i dytë i Natës Ballkanike të poezisë

(VIDEO) Në Shkup u mbajt edicioni i dytë i Natës Ballkanike të poezisë

Edicioni i dytë i Natës Ballkanike të Poezisë u mbajt mbrëmë në Shkup. Në manifestimin e organizim nga Shoqata Kulturore Kopro me qendër në Shkup  dhe Shoqata Uskup nga Stambolli u lexuan poezi në disa gjuhë, si shqip, maqedonisht, turqisht dhe boshnjakisht.

Kryetari i shoqatës Kopru, Husrev Emin, kujtoi se këtë manifestim  për herë të parë e kanë nisur në Stamboll para dy vjetësh dhe tha se planifikojnë ta bëjnë traditë dhe ta organizojnë edhe në qytete të ndryshme të Ballkanit.

HUSREV EMIN,KRYETAR I SHOQATËS KOPRU

“Në fakt, në këtë mbrëmje është radha e poetëve të flasin. Ata do të shprehin fjalët më të bukura, më të mira dhe më estetike. Secili në gjuhën e vet amtare. Qëllimi i tyre i vetëm është rigjallërimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i dashamirësisë, paqes, tolerancës dhe bukurisë në këtë rajon”.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës Uskup, Naim Aras, deklaroi se qëllimi i këtij tubimi është të bashkojë njerëzit nga të gjitha kulturat që jetojnë në Ballkan dhe të shprehim vëllazërinë e tyre.

NAIM ARAS, KRYETAR I SHOQATËS USKUP

“Qëllimi i këtij tubimi është të bashkojë njerëzit nga të gjitha kulturat që jetojnë në Ballkan dhe të shprehim vëllazërinë tonë. Poezia ndonjëherë shprehet në nota dhe kështu krijohet një këngë e bukur, në të cilën sigurisht ka një poezi. Ne kemi ardhur të bashkohemi me të gjithë vëllezërit tanë, pavarësisht nga kombi, raca dhe besimi i tyre”.

Shkrimtarja  dhe poetja Leyla Sherif Emin tha se aktivitete të tilla synojnë të theksojnë se komunitetet që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen edhe më shumë për aktivitete të përbashkëta kulturore.

LEYLA SERIF EMIN, SHKRIMTARE DHE POETE

“Shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Le të jemi më shumë bashkë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin. Siç thotë Yunus Emre: ‘Të duam njëri-tjetrin, kjo botë nuk do t’i mbetet askujt’. Ballkani ka nevojë për këtë dashuri”.

Manifestimi u mbajt në Hamamin e Davut Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dhe u mbështet nga Drejtoria e Turqisë  dhe Marrëdhënieve me Shoqërinë Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING