(VIDEO) Në Saraj dhe Gazi Babë zyrtarizohen kryetarët e ri të komunave

(VIDEO) Në Saraj dhe Gazi Babë zyrtarizohen kryetarët e ri të komunave

Kryetari i deritanishëm i Sarajit, këshilltar në përbërjen e ardhshme komunale, Iljaz Vejseli i ka dorëzuar detyrën Muhamed Elmazit, kandidat i VLEN-it i cili këtë pozitë e fitoi në zgjedhjet e 19 tetorit.

Elmazi nuk ishte i vetmi që sot e morri detyrën, përpos tij, pas çertifikimit të rezultateve të rrethit parë të zgjedhjeve lokale detyrën e tij në të njëjtën pozitë do ta vazhdojë edhe kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski i cili në karrigën e të parit të komunës ishte edhe katër vitet e kaluara.

Njoftimin se do ta vazhdojë detyrën e bëri vet Stefkovski, në një shkrim të publikuar ai ka falënderuar të gjithë banorët e Gazi Babës për besimin e dhënë, për mbështetjen dhe vizionin e përbashkët për një Gazi Babë më të mirë.

BOBAN STEFKOVSKI – KRYETAR I GAZI BABËS

Ju jeni motivimi më i madhë i imi dhe arsyeja për të vazhduar me dëshirën edhe më të madhe dhe me më shumë përkushtim punën. Në periudhën në vijim do të vazhdojmë të realizojmë projektet që veçmë kanë filluar me ide të reja dhe zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve”.

Saraji dhe Gazi Baba janë komunat e para që krerët e komunave të zgjedhur më 19 tetor, marrin detyrat, ndërkaq të dielën më 2 nëntor pritet të zhvillohet edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, gara për të parin e komunës vazhdon në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Studeniçan, Bërvenicë, Kërçovë dhe Dollnen.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING