(VIDEO) Në RMV pesë mijë raste të goditjes në tru në vit

(VIDEO) Në RMV pesë mijë raste të goditjes në tru në vit

5000 raste të goditjes në tru shënohen në RMV në nivel vjetor. Maqedonia e Veriut është ndër vendet me incidencë mesatare që do të thotë se ka 200 deri në 300 goditje në tru në 100.000 banorë ndërsa prevalenca është 500 deri në 600 për 100.000 banorë, kështu ka bërë të ditur Anita Arsovska drejtuese e Departamentit të Neurologjisë Emergjente në Klinikën Universitare të Neurologjisë, ku qytetarëve sot u është ofruar Dopler falas i arterieve karotide në kuadër të ditës së hapur të Klinikës, me rastin e 29 tetorit, Ditës Botërore të Goditjes në Tru. Ajo tha se ky fenomen prek edhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç, pra fëmijët.

ANITA ARSOVSKA, UDHËHEQËSE E DEPARTAMENTIT TË NEUROLOGJISË EMERGJENTE NË KLINIKËN UNIVERSITARE TË NEUROLOGJISË

Burrat e moshës 60 deri në 69 vjeç janë më të prekur, por me rritjen e moshës, gratë vuajnë më shpesh nga sëmundjet e zemrës dhe fibrilacioni atrial, kështu që në grupmoshën më të rritur gratë janë më të prekura nga goditja në tru. Krahasuar me vitet e fundit, nuk mund të thuhet se kufiri është zhvendosur, por është interesante që faktorët klasikë të rrezikut janë të pranishëm edhe tek popullata më e re nën moshën 45 vjeç”.

Duke folur për faktorët e rrezikshëm të goditjes në tru Arsovska tha se shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës, pirja e duhanit janë disa nga faktorët të cilët mund ta shkaktojnë ose parandalojnë goditjen në tru.

ANITA ARSOVSKA, UDHËHEQËSE E DEPARTAMENTIT TË NEUROLOGJISË EMERGJENTE NË KLINIKËN UNIVERSITARE TË NEUROLOGJISË

Faktorët e rrezikut për goditje në tru mund të ndahen në dy grupe të mëdha, të cilët janë faktorë modifikues dhe jo-modifikues, të cilët nuk mund të ndikohen, por mund të kemi ndikim në rritjen e tensionit të gjakut, i cili është shkaku më i zakonshëm i goditjes në tru, rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, yndyrën, sëmundjet e zemrës, enët e gjakut, pirjen e duhanit, jetën stresuese, ndotjen e ajrit. Ne mund t’i parandalojmë të gjitha këto shkaqe dhe mbi 90 % e goditjeve në tru mund të parandalohen në këtë mënyrë”.

Arsovska tha se kur dikush pëson goditje në tru, koha dhe njohja e shpejtë e simptomave dhe shenjave janë shumë të rëndësishme, d.m.th. të folurit e paqartë, shtrembërimi i fytyrës, apo paraliza në njërën anë të trupit dhe se pacienti duhet të dërgohet në institucionin më të afërt shëndetësor sa më shpejtë të jetë e mundur.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING