(VIDEO) Në regjistrin e KSHPK-së janë regjistruar 1916 automjete në përputhje me Librin e afateve për zgjedhjet lokale

(VIDEO) Në regjistrin e KSHPK-së janë regjistruar 1916 automjete në përputhje me Librin e afateve për zgjedhjet lokale

1916 vetura zyrtare të institucioneve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe subjekteve tjera juridike,deri më tani janë regjistruar në regjistrin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK). Organet shtetërore, organet e vetlqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose personat e tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror ishin të detyruar të dorëzonin të dhëna për numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, numrin e regjistrimit dhe gjendjen e automjetit në antikorrupsion jo më vonë se 18 gusht. Regjistrimi i automjeteve të institucioneve kryhet me qëllim që ato të mos përdorën nga zyrtarët dhe personat e tjerë të emëruar dhe të zgjedhur për nevojat e fushatave zgjedhore. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, gjatë konferencës së sotme për media, ka kërkuar nga të gjithë institucionet që nuk kanë bërë dorëzim të të dhënave në komisionin për parandalim të korrupsionit ta bëjnë atë sa më shpejtë që është e mundur.

Ndërkohë, qeveria miratoi vendimin që të gjitha automjetet zyrtare të marrin targa speciale, me ngjyrë të kuqe deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e keqpërdorimeve.

MARIJA MITEVA – ZËDHËNËSE E QEVERISË

Të gjithë institucionet ta dorëzojnë numrin e veturave zyrtare në anti-korrupsion. Tashmë kemi edhe vendim Qeveritar dhe se afati për vendosjen e tabelave speciale me ngjyrë është deri më 15 shtatorë. Do ta përfundojmë edhe atë si procedurë për ti dhënë fund keqpërdorimit të veturave zyrtare për qëllime që mund të mos jenë zyrtare.

Gjithashtu, është planifikuar edhe krijimi i një regjistri posaçëm për automjetet zyrtare, i cili do të mundësojë ndjekje të saktë të vendndodhjes dhe përdorimit të secilit automjet zyrtar.

Afati I fundit për dorëzimin e të dhënave nga institucionet deri tek anti-korrupsioni ka qenë 18 gushti dhe në rast se institucionet nuk kanë dorëzuar të dhëna për veturat zyrtare Komisioni për Parandalim të Korrupsionit do të iniciojë procedurë kundërvajtëse brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING