(VIDEO) Në prag të zjarreve, VLEN do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj

“Derisa opozita po “digjet” në krizë, ne po parandalojmë zjarret”, kështu shprehen nga VLEN, nga ku gjatë ditës së sotme në një kumtesë për media ata thonë se për përballimin me sfidat që sjell sezoni veror dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, Qeveria përmes Planit Operativ për vitin 2025, do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj në komunat me nevojat më të mëdha.
MARKETING
Nurxhane Asanovska, VLEN
“Zjarrfikësit janë heronjtë e vijës së parë në luftën kundër zjarreve, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar qytetarë, pasuri materiale dhe mjedisin tonë jetësor. Prandaj, përforcimi i kapaciteteve në këtë drejtim është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe respekt dhe përkrahje për punën e tyre heroike. Derisa opozita po “digjet” në krizë, kundërthënie dhe mungesë vizioni, ne po parandalojmë zjarret në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi në terren, me plane konkrete dhe veprime të matura, për ta bërë shtetin funksional dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.
Sipas VLEN-it, Plani Operativ për vitin 2025 parashikon edhe punësimin e 600 personave të papunë në kuadër të projekteve lokale që lidhen me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna.
Anida Murati /SHENJA/