(VIDEO) Në ora 17:00 kryeparlamentari Mitrevski do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

(VIDEO) Në ora 17:00 kryeparlamentari Mitrevski do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare shpallen më 14 shkurt. Ato i nënshkruan kryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski, pas çka pason njoftimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, sipas Kodit Zgjedhor. KSHZ miraton afate me të cilat do të fillojnë veprimet zgjedhore. Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të nisë në fillim të prillit dhe të përkojë për disa ditë me fushatën për zgjedhjet parlamentare. Sipas sqarimeve të KSHZ-së, do të ketë afate të veçanta për zbatimin e veprimeve zgjedhore për të dy proceset zgjedhore. Sa i përket KSHZ-së, ende nuk dihet fati i kandidatit të opozitës, pas largimit të Krenar Llogës, mirëpo nga KSHZ kanë thënë se ato ligjërisht mund të funksionojnë edhe me 6 antarë. Por, kjo është e pa pranueshmë për opozitën, pasi mendojnë se pikërisht në këtë mënyrë mund të bëhen keqpërdorime në procesin zgjedhor.

MARKETING

Për përgatitjen e procesit zgjedhor, kompetente është Qeveria teknike, e cila është formuar 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht më 28 janar.

Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, duhet të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Përndryshe, partitë i kanë përveshur mëngat dhe ju kanë qasur fushatës jozyrtare zgjedhore. Kryeministri teknik Talat Xhaferi, shihet pothuajse çdo ditë në vendosje gurthemelesh të shkollave, ashtu siç vërehen edhe liderët e partive politike në takime të përditshme me qytetarët e nëpër kompani të ndryshme. Më e dukshme ishte problemi me patentat e shoferit, që duhej të skadonte më 12 shkurt dhe qytetarët do të dënoheshin nëse nuk e kanë patentën  me emrin e ri të shtetit. Partitë si rrallë herë të unifikuara, secila me propozim ligjet e tyre në mënyrë urgjente e zgjodhën këtë problem, duke bërë që patent shoferat të vlejnë deri në fund të vitit, diçka që nuk ndodh shpesh në politikbërjen e vendit tonë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING