(VIDEO) Në kufi me Bullgarinë dhe Greqinë nisi zbatimi i sistemit të ri elektronik
Pa radhë të gjata, pritje dhe ngarkesë në pikat kufitare me Greqinë dhe Bullgarinë, pasi që nga kjo fundjavë ka nisur funksionimi i sistemit të ri për regjistrim elektronik për hyrje dhe dalje në 29 vendet anëtare të Zonës Shengen. Tashmë nuk bëhet më vulosja në pasaportë – por gjatë hyrjes së parë në BE, udhëtarëve u merret gjurmët e gishtërinjve dhe bëhet fotografimi i tyre. Çdo hyrje e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Bullgari ose Greqi regjistrohet digjitalisht, si pjesë e sistemit të ri të sigurisë “Entry–Exit” të Bashkimit Evropian.
Nga MPB thonë se nga sistemi janë përjashtuar vetëm qytetarët që udhëtojnë në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, ndërsa personave nën 12 vjeç nuk u merren gjurmët e gishtërinjve. Çdo vend anëtar do ta përdorë sistemin të paktën në një pikë kufitare, dhe gradualisht do të rritet numri i pikave, deri në arritjen e funksionimit të plotë në të gjitha pikat kufitare.
MPB
“Ky sistem do të regjistrojë të dhëna personale, duke përfshirë imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, të dhëna nga dokumenti i udhëtimit, si dhe informacion mbi hyrje, dalje dhe eventualisht refuzim hyrjeje për qytetarët e vendeve të treta që kalojnë kufirin e jashtëm të Zonës Shengen”.
Nga Dhomë e Tregtisë e Rajonit Veriperëndimor thonë se pas fillimit të përdorimit të sistemit nuk ka më ngecje dhe pritje të gjata në kufi për transportuesit, edhe pse nga atje theksojnë se ata vazhdimisht ankohen dhe kërkojnë një mënyrë më funksionale dhe më të shpejtë për kalim.
Samir Mustafa /SHENJA/

