(VIDEO) Në fundjavë pritet të ketë shi dhe ulje të temperaturave

(VIDEO) Në fundjavë pritet të ketë shi dhe ulje të temperaturave

Drejtoria për çështje hidro-meteorologjike paralajmëron se niveli portokalli deri në fund të javës së punës, do të jetë aktiv për rrezikun e lartë të temperaturave. Ata njoftojnë se mot i nxehtë do të vazhdojë të mbajë deri  ditën e premte, ku temperaturat maksimale ditore kudo do të jenë mbi 30 gradë Celsius, e në disa vende do të arrijë të kalojë mbi 40 gradë Celsius. Ndërsa më pas, gjatë funjavës, të ketë rreshje të rrëmbyeshme lokale shiu dhe bubullima të shoqëruara me erë të forte si dhe një rënie të lehtë të temperaturave.

DREJTORIA  PËR ÇËSHTJE HIDROMETEOROLOGJIKE

“Të premten dhe gjatë fundjavës, e veçanërisht të shtunën, pasdite do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë dhe temperatura ditore do të ulet gradualisht”.

Në ndërkohë, gjatë këtyre ditëve rekomandohet që qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse të Institutit të Shëndetit Publik për t’u përkujdesur për shëndetin e tyre, kryesisht t’i evitojnë daljet gjatë ditës,të qëndrojnë  në ambiente të freskëta,  të konsumojnë ushqime të lehta dhe sa më shumë pije freskuese që të mundet.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING