(VIDEO) Në dispozicion 100 milionë eurot e BE-së për reforma dhe stabilitet ekonomik

(VIDEO) Në dispozicion 100 milionë eurot e BE-së për reforma dhe stabilitet ekonomik

Maqedonia e Veriut do të mund t’i shfrytëzojë 100 milionë eurot e BE-së për reforma dhe stabilitet ekonomik. Në “Gazetën Zyrtare” të Bashkimit Evropian  zyrtarisht u publikua vendimi i BE-së, i cili ka hyrë në fuqi nga sot, për të ofruar ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut në shumën deri në 100 milionë euro për të përballuar pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës.

GAZETA ZYRTARE E BASHKIMIT EVROPIAN

“Vendimi, të cilin Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së e miratoi unanimisht të hënën e kaluar, u nënshkrua nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mezzola, dhe nga Sekretari Spanjoll i Shtetit për Bashkimin Evropian, Pascal Navarro Rios, në emër të Presidentit të Këshillit të BE-së Charles Michel”.

Në dokumentin e BE-së thuhet se ekonomia e Maqedonisë së Veriut, është prekur ndjeshëm nga recesioni i shkaktuar nga pandemia dhe kriza energjetike,  për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe varësisë së madhe të vendit nga importi i karburanteve dhe energjisë elektrike.

GAZETA ZYRTARE E BASHKIMIT EVROPIAN

“Ndihma makrofinanciare e BE-së vjen pas programit dyvjeçar të mbështetjes së lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vlerë deri në 530 milionë euro dhe do të kontribuojë në mbulimin e nevojave financiare të Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe 2024 që janë identifikuar në programin e FMN-së”.

Ndërkaq, një parakusht për miratimin e ndihmës makro-financiare është që Maqedonia e Veriut të respektojë mekanizmat demokratikë, duke përfshirë sistemin parlamentar shumëpartiak dhe sundimin e ligjit, dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING